
Florinda Kelmendi, ish-studente e UBT-së, shpërblehet për storie inovative në Mobile Journalism
14/03/2025Florinda Kelmendi, ish-studente e Fakultetit të Medias dhe Komunikimit në UBT, ka fituar vendin e dytë në një konkurrencë të nivelit të lartë për storie në mobile journalism, një format i ri dhe shumë i kërkuar i gazetarisë në Kosovë. Në këtë garë, që përfshinte gjithsej 67 storie të konkurentëve të ndryshëm, historia e Florindës u shpërblye për cilësinë dhe kreativitetin e saj në përdorimin e teknologjisë për të krijuar lajme dhe histori të prekshme dhe të rëndësishme për audiencën.
Ky sukses tregon jo vetëm aftësitë e saj të shkëlqyera në fushën e gazetarisë, por edhe angazhimin e Fakultetit te Medias dhe Komunikimit për të ofruar një edukim të nivelit të lartë, që përgatit studentët për sfidat e gazetarisë moderne dhe të teknologjisë. Mobile journalism është një fushë që ka fituar terren të gjerë, duke u mundësuar gazetarëve të krijojnë dhe shpërndajnë lajme me anë të telefonave celularë, duke e bërë gazetarinë më të shpejtë dhe më të aksesueshme për audiencat më të gjera.
Për Florindën, ky është një hap i rëndësishëm në karrierën e saj profesionale, duke e vendosur atë në qendër të zhvillimeve më të reja të gazetarisë digjitale. Ajo ka dëshmuar se ka aftësi për të kombinuar informacionin me teknologjinë, për të krijuar storie që jo vetëm informojnë, por edhe angazhojnë dhe prekin audiencën.