Rektori Hajrizi në inaugurimin e Sheshit Erhard Busek në Prishtinë: Pasqyron vlerësimin e përbashkët të qytetarëve të Kosovës për kontributin e jashtëzakonshëm të tij

14/03/2025

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mori pjesë në inaugurimin e Sheshit Erhard Busek, në Prishtinë, pranë Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

Emërtimi i këtij sheshi pasqyron vlerësimin e përbashkët të qytetarëve të Kosovës për figurën dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Dr. Erhard Busek, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.

Rektori Hajrizi theksoi rëndësinë e këtij momenti për forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve dhe ruajtjen e kujtimit të një miku të madh të Kosovës.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi ka vlerësuar lartë veprën dhe kontributin e Dr. Erhard Busek, dhënë për çështjen e Kosovës dhe për UBT-në, duke dhënë mbështetje të madhe për institucionin në të gjitha lëmitë.

“Dr. Erhard Busek ishte kryetar i Bordit Mbikëqyrës në UBT në fillet e saj, në kohën kur ne besuam dhe sollëm në Kosovë modelin evropian të shkollimit, dhe dr. Erhard Busek ishte një prej mbështetësve tanë kryesor”, ka thënë rektori Hajrizi.