Fillon cikli i ligjëratave për BE-në në UBT – Ambasadori finlandez, Matti Nissinen në mesin e studentëve

14/03/2025

Studentët e Shkencave Politike, Studimeve të Sigurisë, Juridikut dhe Psikologjisë në UBT, patën mundësinë të marrin pjesë në takimin dhe diskutimin e parë mbi Bashkimin Evropian me Shkëlqesinë e Tij, Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.

Ky takim shënoi një hap të rëndësishëm në thellimin e njohurive të studentëve mbi proceset evropiane, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe ndikimin e integrimeve në sektorë të ndryshëm. Diskutimi u fokusua në sfidat dhe mundësitë e Kosovës në raport me BE-në, duke u shoqëruar me analiza dhe këndvështrime profesionale nga Ambasadori Nissinen.

UBT vazhdon të sjellë eksperienca të tilla të vlefshme për studentët, duke i pajisur ata me njohuri praktike dhe lidhje të drejtpërdrejta me diplomatë dhe ekspertë të fushës.