
UBT informon maturantët e International School of Prishtina për mundësitë akademike dhe bursat ndërkombëtare
12/03/2025Qendra e Karrierës e UBT-së vazhdon takimet informuese me maturantët në të gjithë Kosovën, duke iu ofruar atyre mundësinë për të njohur nga afër programet e studimit, bursat dhe mobilitetet ndërkombëtare. Në kuadër të këtyre aktiviteteve, ekipi i UBT-së vizitoi International School of Prishtina (ISP), ku zhvilloi një sesion informues dhe diskutim të hapur me maturantët e kësaj shkolle.
Gjatë takimit, maturantët patën mundësinë të mësojnë më shumë rreth programeve të avancuara të UBT-së, të cilat janë të orientuara drejt inovacionit, tregut të punës dhe zhvillimit profesional. Një nga temat kryesore të diskutimit ishte edhe mundësia për të përfituar nga bursat Erasmus+, të cilat lejojnë studentët të studiojnë në disa nga universitetet më të njohura evropiane, duke fituar përvoja ndërkombëtare të paçmueshme.
Si institucion lider në arsimin e lartë në Kosovë, UBT ofron infrastrukturë moderne, staf akademik të kualifikuar dhe një rrjet të gjerë bashkëpunimesh ndërkombëtare, duke i hapur studentëve mundësi të shumta për sukses në karrierën e tyre.
Ky takim është pjesë e përkushtimit të UBT-së për të ndihmuar maturantët në zgjedhjen e duhur për të ardhmen e tyre akademike dhe profesionale.