
Qendra e Karrierës e UBT viziton maturantët në Ferizaj: Mundësi të shumta për studime dhe mobilitete ndërkombëtare
07/03/2025UBT po vijon aktivitetet e saj informuese në qytete të ndryshme të Kosovës, duke i ofruar maturantëve mundësinë për t’u njohur nga afër me programet akademike, bursat dhe mobilitetet ndërkombëtare që ofron institucioni.
Së fundmi, Qendra e Karrierës e UBT zhvilloi një sesion informues në Shkollën e Mesme IAAP “Zenel Hajdini” në Ferizaj, ku maturantët patën mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me përfaqësuesit e UBT-së mbi të ardhmen e tyre akademike. Gjatë takimit, u prezantuan programet më të avancuara të studimit, mundësitë për bursa dhe përfitimet e mobiliteteve ndërkombëtare, veçanërisht në kuadër të programit Erasmus+, i cili u mundëson studentëve të studiojnë në disa nga universitetet më prestigjioze të Evropës.
UBT ofron një ambient të përsosur akademik, duke i përgatitur studentët për një treg pune dinamik dhe sfidues. Të gjithë maturantët e interesuar mund të vizitojnë UBT-në për t’u informuar më shumë mbi mundësitë e studimit dhe për të bërë hapin e parë drejt një të ardhmeje të sigurt dhe të suksesshme.