
Qendra e Karrierës e UBT-së zhvillon sesion informues me maturantët e Therandës
05/03/2025Në kuadër të aktiviteteve informuese për maturantët, Qendra e Karrierës e UBT-së realizoi një vizitë në Gjimnazin “Jeta e Re” në Therandë, ku zhvilloi një sesion informues dhe diskutim me maturantët e kësaj shkolle.
Përfaqësuesit e UBT-së prezantuan gamën e gjerë të programeve të avancuara të studimit, mundësitë për bursa dhe mobilitete ndërkombëtare përmes Erasmus+, si dhe avantazhet unike që UBT ofron për studentët e rinj. Maturantët patën mundësinë të informohen për infrastrukturën moderne, bashkëpunimet me universitetet prestigjioze evropiane, si dhe për mundësitë e shumta të punësimit pas përfundimit të studimeve.
Ky sesion informues është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të UBT-së për të mbështetur të rinjtë në rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional, duke iu ofruar një platformë të sigurt për një të ardhme të ndritur.