Qendra e Karrierës e UBT-së informon maturantët e Shkollës së Mesme të Lartë të Mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren për mundësitë akademike dhe profesionale

04/03/2025

UBT vazhdon të jetë pranë maturantëve në gjithë Kosovën për t’i ndihmuar në zgjedhjen e duhur për të ardhmen e tyre akademike dhe profesionale. Në këtë kuadër, Qendra e Karrierës zhvilloi një vizitë informuese në Shkollën e Mesme të Lartë të Mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren, ku u mbajt një sesion informues dhe diskutim me maturantët e kësaj shkolle.

Përfaqësuesit e UBT-së prezantuan programet e avancuara të studimit, mundësitë për bursa dhe mobilitete ndërkombëtare përmes Erasmus+, si dhe avantazhet e shumta që UBT ofron për studentët e rinj. Maturantët patën mundësinë të informohen për degët më të kërkuara të studimit, bashkëpunimet ndërkombëtare, dhe rrjetëzimin me kompani dhe institucione prestigjioze, që garantojnë një të ardhme të sigurt dhe të suksesshme.

Ky sesion informues është pjesë e strategjisë së UBT-së për të ndihmuar të rinjtë në orientimin e tyre profesional dhe për t’ju ofruar rrugën më të mirë drejt suksesit.