UBT në Prizren – Qendra e Karrierës informon maturantët për mundësitë akademike dhe bursat ndërkombëtare

03/03/2025

Qendra e Karrierës në UBT ka zhvilluar një vizitë informuese në Prizren, ku ka takuar maturantët për t’i informuar rreth mundësive të shumta që UBT ofron për studime cilësore dhe karrierë të sigurt.

Gjatë këtij sesioni, maturantët u njohën me programet e avancuara akademike, bursat e shumta, dhe mundësitë për mobilitet ndërkombëtar përmes Erasmus+, duke u dhënë mundësinë të studiojnë në disa nga universitetet më prestigjioze të Evropës. Përfaqësuesit e Qendrës së Karrierës prezantuan avantazhet e studimeve në UBT, duke përfshirë infrastrukturën moderne, bashkëpunimet me kompani dhe institucione vendore e ndërkombëtare, si dhe mundësitë për zhvillim profesional gjatë dhe pas studimeve.

Ky takim është pjesë e iniciativave të vazhdueshme të UBT për t’i mbështetur të rinjtë në zgjedhjet e tyre akademike dhe për t’ju ofruar rrugën më të sigurt drejt suksesit.