
UBT në Mitrovicë – Qendra e Karrierës informon maturantët për mundësitë akademike dhe bursat ndërkombëtare
28/02/2025Qendra e Karrierës në UBT ka zhvilluar një vizitë informuese në Shkollën e Mesme Ekonomike “Hasan Prishtina” në Mitrovicë, ku ka prezantuar para maturantëve mundësitë e shumta akademike dhe profesionale që ofron UBT.
Përfaqësuesit e Qendrës së Karrierës diskutuan me nxënësit për programet e avancuara të studimit, mundësitë e mobilitetit ndërkombëtar përmes bursave Erasmus+, si dhe për avantazhet e shumta që ofron UBT për studentët e rinj. Maturantët patën mundësinë të informohen për fushat e studimit, infrastruktura moderne, dhe rrjetëzimi me institucione e universitete të njohura në Evropë.
Ky sesion informues është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të UBT për të ndihmuar maturantët në zgjedhjen e duhur për të ardhmen e tyre akademike dhe profesionale.