Studentët e Fakulteti për Media dhe Komunikim në UBT vizituan KPM-në

31/10/2013

Prishtinë, 30 tetor 2013-  Studentët e Fakultetit për Media dhe Komunikim në UBT, në kuadër të lëndës që kanë “Praktika profesionale mediale”,  bashkërisht me ligjëruesen e lëndës  N . Demiri,  sot  kanë zhvilluar  një vizitë studimore në Komisionin e Pavarur për Media (KPM),  ku për së afërmi  janë njohur me zhvillimin e këtij institucioni  që nga fillimi i punës, proceset e deri në ditët e sotme, gjithashtu studentët  u njoftuan  për  rolin dhe funksionin  e institucionit, i cili është  organ kompetent  për rregullimin, menaxhimin dhe mbikëqyrjen e spektrit të frekuencave të transmetimit në Republikën e Kosovës.

 

 “KPM-ja licencon transmetuesit publik e privat, përcakton dhe zbaton politikën e transmetimit si dhe rregullon të drejtat, detyrimet si dhe përgjegjësitë e personave fizik dhe juridik të cilët ofrojnë shërbimet mediale audio dhe audiovizuele. ”, tha  para studentëve  shefja ekzekutive, Naile Selimaj-  Krasniqi. 

 

Ajo shtoi se ky institucion përgjegjësia  e KPM-së është të nxisë dhe të mbajë një sistem të drejtë dhe të hapur për licencimin dhe rregullimin e shërbimeve mediale-  audiovizuele dhe për menaxhimin e spektrit të frekuencave të transmetimit në pajtim me standardet më të mira ndërkombëtare. 

 

 

Gjatë kësaj vizite znj. Selimaj- Krasniqi, dhe  zëdhënësja e këtij institucioni Fikrete Cocaj,  përveç mikpritjes ndër të tjera i ka njoftuar edhe me objektivat zhvillimore dhe aktivitetet vepruese që ky institucion   do t’i ketë në periudhën vijuese  konform  planit të tyre. Gjithashtu studentët  përseafërmi  panë  të gjitha departamente  e këtij Institucioni.

 

Nga ana e studentëve u shtrua çështja e mundësisë së bashkëpunimit ndërmjet UBT dhe KPM-së. Palët pritës përkrahën iniciativën dhe shprehën mikpritje edhe në të ardhmen  për studentet në këto institucion për vizita , hulumtime shkencore, etj,  etj.

 

Pas mbarimi të vizitës në fjalë,  studentë mbajtën  edhe  orën  e  ushtrimeve, po në objektin e KPM-së, dhe secili  nga ta  u shpreh për njohuritë që ka thithur.   Ata më një fjalë,   rekomandojnë që vizitat  tilla profesionale të organizohen edhe  në institucion  të shumta që ka vendi dhe më gjerë.