UBT ofron mundësi të shumta studimi për maturantët e Tetovës: Qendra e Karrierës nis sesionin informues

12/02/2025

Zgjedhja e profesionit të duhur është një nga vendimet më të rëndësishme në jetën e çdo të riu, dhe UBT është pranë maturantëve të Tetovës për t’i udhëzuar ata në këtë rrugëtim. Përmes Qendrës së Karrierës, UBT po ofron mundësi për maturantët që janë në prag të regjistrimit në universitet, për t’i ndihmuar ata të bëjnë hapin e drejtë në formimin e tyre profesional.

Për këtë qëllim, përfaqësuesit e UBT-së janë kanë organizuar takime informuese me maturantët e qytetit të Tetovës, duke prezantuar programet më të kërkuara në tregun e punës dhe mundësitë që ato ofrojnë për karrierën e ardhshme.

Në kuadër të aktiviteteve të Qendrës së Karrierës, UBT ka nisur vizita në shkollat e mesme të Tetovës dhe qyteteve të tjera të Kosovës, me qëllim që të ofrojë orientim dhe këshilla profesionale për maturantët, duke i mbështetur ata në zgjedhjen e karrierës dhe orientimin në studime.

Bëj hapin e parë drejt studimeve – Eja dhe Informohu në UBT