U nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes UBT-së dhe IGjK-ës

17/06/2013

17 qershor 2013-  Me qëllim të zhvillimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe në pajtim me qëllimet dhe interesat e përbashkëta, presidenti i UBT-së,  prof. dr. Edmond Hajrizi,  nënshkroi  marrëveshje bashkëpunimi me  Drejtorin e Institutit Gjyqësor të Kosovës,  Mr.sc. Lavdim Krasniqi.

Kjo marrëveshje e dëshmon qëllimin e të dy institucioneve që të fillojnë dhe zhvillojnë bashkëpunim të ndërsjellët në procesin e edukimit dhe punën kërkimore-shkencore.

 

 

Po ashtu marrëveshja parasheh se dy institucionet  do të marrin pjesë në programet arsimore dhe shkencore, do të angazhohen të realizojnë projekte kërkimore-shkencore me interes të përbashkët, konferenca shkencore, simpoziume, seminare, punëtori profesionale.

 

 

Po ashtu, do të shkëmbejnë libra, revista, publikime dhe literaturë shkencore  me interes të përbashkët, si dhe shkëmbimin e përvojave,  dhe krijimin e hapësirave që studentët e UBT-së të realizojnë aktivitete praktike në IGJK.

 

 

Presidenti i UBT, dr. Hajrizi,  pas nënshkrimit  të marrëveshjes theksoi se  UBT  ka qenë gjithherë  aktive në ofrimin e mundësive për të ndihmuar dhe zhvilluar të gjitha institucionet vendore ,  duke e dhënë kontributin  nga ana shkencore dhe profesionale, me anë të stafit akademik dhe infrastrukturorë.

 

 

Sipas  krerëve  të të dyja institucioneve,  ky ishte vetëm hapi i parë në rrugën e një bashkëpunimi të mirëfilltë dhe afatgjate për të ardhmen.