Mbylli punimet Konferenca Ndërkombëtare në nivel botëror

08/06/2013

Prishtinë, 8 qershor  2013 – Sot në Universitetin për Biznes dhe Teknologji UBT,  mbylli punimet konferenca treditore  ndërkombëtare, të organizuara nga ky Universiteti me temën  “Stabiliteti ndërkombëtar, teknologia dhe kultura”, e cila është  mbajtur  nën  patronatin e Federatës Botërore – IFAC  dhe në bashkëpunim me Universitetin e Vjenës për Teknologji.  Gjatë kësaj konference janë paraqitur mbi 100 punime shkencore, nga vendet e ndryshme të botës si Kosova, Shqipëria,  Polonia, Gjermania, Norvegjia, Arabia Saudite, Romania, Anglia, Bullgaria, Greqia, Irlanda, Maqedonia, Ukraina, Austria etj.

 

 

Po ashtu edhe në ditën e tretë  punimet e konferencës u  zhvilluan  në disa sesione të  njëpasnjëshme,  gjithashtu  u prezantuan një varg të arriturash nga hulumtimet shkencore, të cilat kanë qëllime  pozitive  dhe drejt stabilitetit. Sipas studiuesve, në përgjithësi teknologjia mbetet   faktori  më i  rëndësishëm për stabilitetin e vendit dhe lehtësimin e jetës së njeriut.

 

 

Presidenti i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi,  paraqiti punimin e tij shkencor me temën  “ Shfrytëzimi i ciklit jetësor të projekteve të ndjeshme (sensitive)”,  i cili ndër të tjerat tha se ky  punim është shkruar me qëllim të realizimit të tentativës për të analizuar dhe studiuar shfrytëzimin apo përdorimin e menaxhimit të  projekteve- me fokus projektet që trajtojnë çështjet e ndieshme sociale të shëndetit publik të të rinjve në Kosovë.

“Sistemet informative dhe çështjete blerjes nga jashtë (outsourcing) të MGT projekteve” ishte  hulumtimi  Ahmed Aiharbi,  hulumtim të veçantë do të diskutojnë mbi numrin e çështjeve që lidhen me outsourcing në det të hapur për projekte të sistemit të informacionit që mund të kenë ndikim të thellë mbi suksesin apo dështimin e projekteve.

 

 

Prof. dr. Ibrahim Krasniqi,  u paraqitë me dy punime shkencore si “Politikat Strategjike të  Qeverisjes Lokale dhe Menaxhimi i mbeturinave – Rasti i Komunës së Prishtinës” , i cili punim  adreson menaxhimin strategjik të politikës së qeverisjes vendore dhe praktikat e menaxhimit të mbeturinave në Komunën e Prishtinës.  Urbanizimi i shpejtë ka bërë menaxhimin e mbeturinave një problem serioz sot. Perceptimi i njerëzve ka qenë gjithmonë se kjo është një përgjegjësi e organeve të qeverisjes vendore. Ky punim shkencor  do të përfshijë vlerësimin e alternativave në dispozicion, praktikat e mira ndërkombëtare  dhe teknikat, inicimin e një metodologji praktike riciklimit të mbeturinave, dhe promovimin e strategjisë 3R(reduktim, ripërdorim, riciklim). Punimi shqyrton aspekte multidimensionale te mundësive te reduktimit, ripërdorimit dhe riciklimit te mbeturinave dhe përmirësimin e menaxhimit të sektorit për nivelin e qeverisjes  lokale. Kurse punimi  i radhës ishte  “Menaxhimi i konflikteve potenciale mes burimeve të energjisë dhe sigurisë se  furnizimit me energji në Kosovë”. Sipas dr. Krasniqit qëllimi i këtij hulumtimi është vlerësimi shumëdimensional dhe menaxhimi i konflikteve potenciale mes burimeve të energjisë dhe sigurisë se  furnizimit me energji në Kosovë, si dhe përcaktimin e skenarëve të zhvillimit të mundshme për furnizimin me energji të qëndrueshme të vendit. Zhvillimi ekonomik në të gjitha vendet në tranzicion, duke përfshirë Kosovën, ka dëshmuar se sa e vështirë është për të menaxhuar burimet natyrore si pronësi dhe të përfitojmë prej tyre drejt nje zhvillimi te qëndrueshëm. Këto vështirësi janë të lidhura së pari me variacion të madh të kërkesës për energji dhe treguesve ekonomikë, pastaj mungesa e infrastrukturës së duhur dhe efektive si dhe gjetja e nje metodologjie të përshtatshme për zhvillimin e sektorit. Vështirësitë bëhen më te madha në situatën ekzistuese ku për sektorë të ndryshëm të ekonomisë së Kosovës ende nuk ekzistojnë strategjitë e zhvillimit sektorial.

Për ndryshim nga punimet  tjera  can. dr. Fatbardha Qehaja –Osmani,  në këtë konferencë  na dhe  diçka më inovative në kuptimin   e mësimnxënies   nga kundërvështrimi psikologjik.  Ky punim është pjesë e  hulumtues të doktoratës  që quhet ” Funksionet ekzekutive dhe suksesi ne jete”, i cili elaboron definicionet e tri funksioneve themelore ekzekutive në trurin e njeriut : Inhibition, orking Memory dhe Cognitive flexibility. Të gjitha këto janë  bazuar në demonstrimin rasteve konkrete, sjellin konferencës njohuri koherente ne efektet që këto funksione kanë në arritshmerinë e suksesshme të njerëzve. Ne të njëjtën  kohë besoj duhet cekur se ky do të jetë hulumtimi i llojit të vetëm në shtetin e  Kosovës dhe në rajon.

 

 

Besart Pllana dhe Valdete Ferati,  u paraqitën me punimin  “Teknologjia e Informacionit  në Shëndetësi në Kosovë: Përdorimi i Teknologjisë në Klinikat Private” . Në këtë hulumtim diskutohet dhe analizohet përdorimi i teknologjia së informacionit nga klinikat private në Kosovë, posaqërisht te spitalet private të licencuara. Në njërën anë analizohet lloji dhe mënyra e implementimit Teknologjisë nga këto klinika, dhe njëkohësisht në mënyrë sipërfaqësore analizohet gatishmëria e inkuadrimit të këtyre Klinikave në Sistemin Informativ të Shëndetësisë si pjesë e “Strategjisë për Qeverisje Elektronike 2009 – 2015”.

 

 

“Ishulli” i ngrohte urban dhe ftohja pasive” titulli i punimit shkencor të dr. Mimoza Dugollit, në të cilin punim z. Dugolli ka trajtuar fenomenin i cili quhet “Urban Heat Island” që shfaqet si pasojë e zhvillimeve të shpejta dhe të zgjerimeve të paplanifikuara të qyteteve, duke trajtuar konkretisht rastin e qytetit të Prishtinës, me c’ rast ne brendi te qyteteve paraqitet një rritje e temperaturave deri ne + 4 grade C më shumë se sa ne zonat rrethore të gjelbëruara e në periferi.

 

 

Konferenca në fjalë është organizuar nga Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT),  dhe   nën  patronatin e Federatës Botërore – IFAC  dhe në bashkëpunim me Universitetin e Vjenës për Teknologji. Me një fjalë UBT është e nderuar të jetë organizatore  e konferencës në fjalë, në bashkëpunimi me partneret ndërkombëtare.

 

 

Pjesëmarrësit e konferencës  më  9  qershor  2013, do të  bëjnë një vizitë nëpër disa qytete të Kosovës.