UBT organizoi Konferencën Ndërkombëtare në nivel botëror Stabiliteti ndërkombëtar, teknologia dhe kultura
06/06/2013UBT, mundësi e mirë për ecurinë e teknologjisë
Prishtinë, 6 qershor 2013 – UBT organizoi konferencë treditore ndërkombëtare me temën “Stabiliteti ndërkombëtar, teknologia dhe kultura”, e cila është mbajtur nën patronatin e Federatës Botërore – IFAC dhe në bashkëpunim me Universitetin e Vjenës për Teknologji.
Gjatë kësaj konference janë paraqitur mbi 100 punime shkencore, nga vendet e ndryshme të botës si: Kosova, Shqipëria, Polonia, Gjermania, Norvegjia, Arabia Saudite, Romania, Anglia, Bullgaria, Greqia, Irlanda, Maqedonia, Ukraina, Austria etj.
Përveç krerëve të këtyre institucioneve organizatore, si presidenti i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, prof. dr. Peter Kopacek nga Universiteti Teknik i Vjenës, prof. dr. Larry Stapleton nga Instituti për Teknologji në Irlandë, në hapjen solemne morën pjesë edhe përfaqësues të lartë të Qeverisë Republikës së Kosovës.
Presidenti i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, pas hapjes solemne të punimeve të konferencës tha se “teknologjia e re po na mundëson mjete, të cilat po na shtyjnë të ecim përpara për qëllime pozitive dhe drejt stabilitetit”. Sipas tij, në përgjithësi teknologjia mbetet një faktor shumë i rëndësishëm për stabilitetin ndërkombëtar.
Kurse prof. dr. Peter Kopacek nga Universiteti Teknik i Vjenës, pasi falënderoi të gjithë pjesëmarrësit, u shpreh se është i nderuar që është ndër organizatorët e kësaj konference, e cila ka qëllimin pozitiv për njerëzimin.
Larry Stapleton nga Instituti Waterford për Teknologji në Irlandë, tha se “sektori i arsimit për shumë vite është konsideruar si mënyrë e përmirësimit të kushteve të njerëzimit, çka edhe e gjeta gjatë udhëtimit tim në UBT, që ishte mision i vetë presidentit z. Hajrizi dhe prof. Kopacekut”. “Kjo konferencë është një rast i mirë që po i adresohen temës së stabilitetit ndërkombëtar dhe zhvillimeve”, vlerësoi ai.
Kurse përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë, dr. Murteza Osdautaj, tha se UBT-ja është duke dhënë kontribut të vazhdueshëm në zhvillimin e shkencës. “Duke e parë kontributin, UBT-ja me punën e vet po bëhet lider i zhvillimeve të teknologjisë”, theksoi Osdautaj, i cili në emër të ministrit prof. dr. Ramë Buja, i uroi suksese punimeve të kësaj konference dhe premtoi mbështetje.
Punimet e konferencës u zhvilluan në disa sesione të njëpasnjëshme, gjithashtu u prezantuan një varg të arriturash nga hulumtimet shkencore, të cilat kishin qëllime pozitive dhe drejt stabilitetit. Sipas studiuesve, në përgjithësi teknologjia mbetet faktori më i rëndësishëm për stabilitetin e vendit dhe lehtësimin e jetës së njeriut.
Njëri ndër hulumtimet e prezantuara ishte “Menaxhimi i Mektronikës dhe Inxhinierisë”. Për të ku folën presidenti i UBT-së, Edmond Hajrizi, Lery Stapleton dhe Peter Kopacek.
Ky hulumtim shkencor ka për qëllim zhvillimin e sistemeve të reja dhe të qëndrueshme në sektorin e arsimit në rajone të etiketuara, me një fjalë ky hulumtim e përcakton rastin e zhvillimit të korikule universitare për menaxhimin e mektronikës në Kosovë konkretisht se si është e mundur që të përdorën teoritë e inxhinierisë dhe teknologjisë profesionale për zhvillimin e programeve të arsimit të lartë.
“Hulumtim dhe Edukim me Scrap (Mbeturina Elektronike dhe Materiale)”për të cilën folën Peter Kopacek, Muzafer Shala, Kreshnik Ismaili dhe Fatos Sylaj.
End of Life Management (EoL) është një temë aktuale në industrinë elektronike. Momentalisht shumica e pajisjeve të IT-se dhe aparatura elektronike janë shqyrtuar. Varësisht prej moshës dhe llojit të pajisjes ekzistojnë tre mundësi të EoL: Rishitje (Resell)- Ripërdorim(Reuse)-Riciklim (Recycle) të quajtura “3R”. Në të ardhmen e afërt çmontimi gjysmë automatik dhe automatik do të ketë rëndësi. Dizajnerët duhet të kenë parasysh EoL për shkak të rregulloreve dhe ligjeve si dhe duhet të bazohen në kodet etike që kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit.
Në këtë publikim definitivisht është paraqitur një qasje e re në pjesën e Ripërdorim(Reuse). Në shumicën e vendeve në zhvillim pajisjet laboratorike për edukim dhe hulumtime shkencore janë shume të shtrenjta. Prandaj ne kemi prodhuar pajisje të tilla prej mbeturinave harduerike dhe softuerike.
“Kulturat e reja dhe teknologji e vjetër, një rishikimi dhe adoptimin i Qendrës së Telemjekësisë në Kosovë”, ishte hulumtimi O’Neill Sinead, Anita Kealy dhe Lerry Stapleton. Me një fjalë hulumtimi i tyre ka shqyrtuar teoritë e inovacionit dhe adoptimit nga literatura sistemeve të informacionit për analizën e teknologjive të komunikimit në profesionin mjekësor në Kosovë. Sipas këtij hulumtimi mjekët janë njerëzit më të shkolluar në botë.
“Një shikim mbi trekëndëshin e njohurive si forcë udhëheqëse për rritje të qëndrueshme në vendet në zhvillim”, ishte hulumtimi i radhës të studiuesi Peter Groumpos. Ky hulumtim ka paraqitur qasjet matematikore dhe gjeometrike në konceptin Trekëndëshi të Njohurive, Marrëdhëniet e Strategjisë së Lisbonës dhe Institutin Evropian të Teknologjisë (IET). Gjatë ligjërimit të tij me fokus të veçantë Groumpos u ndal te Trekëndëshi i Dijes, i cili tha se ky trekëndësh garanton bashkëveprim të plotë dhe dinamik midis komponentëve të nevojshme për zhvillimin e rritjes së qëndrueshëm të një rajoni.
Krenare Pireva u paraqit me hulumtimin “Management System for Students’ Attendance”. “Në këtë hulumtim propozojmë ide të reja sesi ne mundem të gjejmë vijueshmërinë e nxënësve tanë në mënyrë automatike, etj.”
“Qendrat e transferimit të njohurive dhe edukimi për Inovacione dhe menaxhimit të teknologjisë” të autorit Pjetr Kopacek. Qëllimi kryesor i këtij punimi është që të propozojë një qasje për përmirësimin e ekonomisë rajonale, ku synimi i këtij hulumtimi ka për qëllim përmirësimi e arsimit të lartë për një punësim më të mirë të të diplomuarve të tyre.
“Cross-Cultural Mediation: Mind the Knowledge Gap” – Gill S. Karamjit, i cili tha se, procesi i ndërmjetësimit mund të shihet në drejtim të identifikimit të njohurive dhe të komunikimit të boshllëqeve që pengojnë dhe gjejnë potencialin që lehtësojnë atë.
“Përmirësimi i politikave të transportit në vendet në zhvillim të Ballkanit Perëndimor duke shfrytëzuar metodën gjithë përfshirëse të integrimit të faktorëve kryesor”, të autorit Ylber Limani dhe Binak Beqaj, të cilët thanë se ky punim ka për qëllim hulumtim e mundësive për të përmirësuar planifikimit të transportit në nivel të politikave në vendet në zhvillim. Fokusi i hulumtimit është drejtuar në disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Hulumtimi është realizuar duke u bazuar në teorinë nga literature, nga hulumtimi gjendjes në regjionin e Ballkanit Perëndimor, dhe në praktikat më të mira nga vende të ndryshme të botës.
Amy Stapleton, Anda Claudia dhe Tomislav Tadiç, ku studimi i tyre ka përdorur një rast studimin “Mitra”, një studente në studime pasdilplomike, me një fjalë studimi eksploron përvojat e studentëve gjatë studimeve pasuniversitar.
Edmond Hajrizi, paraqiti punimin e tij shkencor me temën “Shfrytëzimi i ciklit jetësor të projekteve të ndjeshme (sensitive)”. Punimi është shkruar me qëllim të realizimit të tentativës për të analizuar dhe studiuar shfrytëzimin apo përdorimin e menaxhimit të projekteve- me fokus projektet që trajtojnë çështjet e ndjeshme sociale të shëndetit publik të të rinjve në Kosovë. “Sistemet informative dhe çështjet e blerjes nga jashtë (outsourcing) të MGT projekteve” ishte hulumtimi i Ahmed Aiharbi, i cili fole mbi numrin që lidhen me outsourcing në det të hapur për projekte të sistemit të informacionit që mund të kenë ndikim të thellë mbi suksesin apo dështimin e projekteve.
Prof. dr. Ibrahim Krasniqi, u paraqit me dy punime shkencore si “Politikat Strategjike të Qeverisjes Lokale dhe Menaxhimi i mbeturinave – Rasti i Komunës së Prishtinës”, i cili adreson menaxhimin strategjik të politikës së qeverisjes vendore dhe praktikat e menaxhimit të mbeturinave në Komunën e Prishtinës. Urbanizimi i shpejtë ka bërë menaxhimin e mbeturinave një problem serioz sot. Perceptimi i njerëzve ka qenë gjithmonë se kjo është një përgjegjësi e organeve të qeverisjes vendore. Ky punim shkencor do të përfshijë vlerësimin e alternativave në dispozicion, praktikat e mira ndërkombëtare dhe teknikat, inicimin e një metodologji praktike riciklimit të mbeturinave, dhe promovimin e strategjisë 3R (reduktim, ripërdorim, riciklim). Punimi shqyrton aspekte multidimensionale te mundësive te reduktimit, ripërdorimit dhe riciklimit te mbeturinave dhe përmirësimin e menaxhimit të sektorit për nivelin e qeverisjes lokale.
Kurse punimi i radhës ishte “Menaxhimi i konflikteve potenciale mes burimeve të energjisë dhe sigurisë se furnizimit me energji në Kosovë”. Sipas dr. Krasniqit qëllimi i këtij hulumtimi është vlerësimi shumëdimensional dhe menaxhimi i konflikteve potenciale mes burimeve të energjisë dhe sigurisë se furnizimit me energji në Kosovë, si dhe përcaktimin e skenarëve të zhvillimit të mundshme për furnizimin me energji të qëndrueshme të vendit. Zhvillimi ekonomik në të gjitha vendet në tranzicion, duke përfshirë Kosovën, ka dëshmuar se sa e vështirë është për të menaxhuar burimet natyrore si pronësi dhe të përfitojmë prej tyre drejt një zhvillimi te qëndrueshëm. Këto vështirësi janë të lidhura së pari me variacion të madh të kërkesës për energji dhe treguesve ekonomikë, pastaj mungesa e infrastrukturës së duhur dhe efektive si dhe gjetja e një metodologjie të përshtatshme për zhvillimin e sektorit. Vështirësitë bëhen më te madha në situatën ekzistuese ku për sektorë të ndryshëm të ekonomisë së Kosovës ende nuk ekzistojnë strategjitë e zhvillimit sektorial.
Për ndryshim nga punimet tjera kan. dr. Fatbardha Qehaja-Osmani, në këtë konferencë dha diçka më inovative në kuptimin e mësimnxënies nga kundërvështrimi psikologjik. Ky punim është pjesë e hulumtues të doktoratës që quhet “Funksionet ekzekutive dhe suksesi ne jete”, i cili elaboron definicionet e tri funksioneve themelore ekzekutive në trurin e njeriut: Inhibition, Working Memory dhe Cognitive flexibility. Të gjitha këto janë bazuar në demonstrimin rasteve konkrete, sjellin konferencës njohuri koherente ne efektet që këto funksione kanë në arritshme rinë e suksesshme të njerëzve.
Besart Pllana dhe Valdete Ferati, u paraqitën me punimin “Teknologjia e Informacionit në Shëndetësi në Kosovë: Përdorimi i Teknologjisë në Klinikat Private”. Në këtë hulumtim diskutohet dhe analizohet përdorimi i teknologjia së informacionit nga klinikat private në Kosovë, posaçërisht te spitalet private të licencuara. Në njërën anë analizohet lloji dhe mënyra e implementimit Teknologjisë nga këto klinika, dhe njëkohësisht në mënyrë sipërfaqësore analizohet gatishmëria e inkuadrimit të këtyre Klinikave në Sistemin Informativ të Shëndetësisë si pjesë e “Strategjisë për Qeverisje Elektronike 2009 – 2015”.
“’Ishulli’ i ngrohtë urban dhe ftohja pasive” është titulli i punimit shkencor të dr. Mimoza Dugollit, në të cilin ajo ka trajtuar fenomenin i cili quhet “Urban Heat Island” që shfaqet si pasojë e zhvillimeve të shpejta dhe të zgjerimeve të paplanifikuara të qyteteve, duke trajtuar konkretisht rastin e qytetit të Prishtinës, me ç’rast në brendi të qyteteve paraqitet një rritje e temperaturave deri në + 4 grade C më shumë se sa ne zonat rrethore të gjelbëruara e në periferi. Sadije Kelmendi dhe Muahamet Ahmeti prezantuan hulumtimin “Menaxhimi i hapësirave dhe kohës, kontraktorët në renovimin e objekteve spitalore”, i cili paraqet një analizë së projekteve të cilat kanë të bëjnë me punët, problemet dhe vonesat në objektet ku procesi i punës që zhvillohet nuk duhet të ndërpritet, si p.sh. spitalet, shkollat dhe objektet e tjera të rëndësisë së veçantë. Rinovimi i këtyre objekteve është sfidues si për kryesit të punës, si dhe për menaxhmentin e këtyre objekteve posaçërisht të objektet spitalore të të cilat procesi i punës nuk mund të ndalohet as për një moment, për shkak të problemeve të shumta që lindin gjatë kryerjes së këtyre punimeve, të cilat kanë vonesa shumë të mëdha në ekzekutimin e këtyre punimeve, si dhe pengesa në funksionimin e rregullt të këtyre objekteve.
Zgjidhja e propozuar në këtë konflikt në mes të menaxhimit të hapësirave spitalore dhe kompanitë kontraktuese, synon të eliminojë vonesat shumë të mëdha në kryerjen e punimeve, si dhe të mundësojë lirimin e sipërfaqeve të rinovuara sa më shpejt, që të përdoren për qëllimin që janë paraparë
Konferenca në fjalë është organizuar nga UBT, dhe nën patronatin e Federatës Botërore – IFAC dhe në bashkëpunim me Universitetin e Vjenës për Teknologji. UBT-ja është e nderuar të jetë organizatore e konferencës në fjalë, në bashkëpunimi me partneret ndërkombëtare. Punimet e konferencës u zhvilluan në sesione paralele, në UBT, Prishtinë.