UBT vazhdon bashkëpunimin me Universitete në Republikën e Turqisë

08/05/2013

 

Prishtinë, 8 maj 2013 – UBT në vazhdimësi po bashkëpunon me universitetet të njohura botërore, për bartjen dhe shkëmbin e përvojave në fushën instuticionale.

Një bashkëpunimi i tillë është ka e vazhdon  edhe me universitete nga Republika e Turqisë.

 

Një delegacion nga UBT, i prirë nga Dekani i Departamenti të Arkitekturës në UBT,  Dr. Binak Beqaj dhe Can. Dr. Ajhan Bajmaku, ka qëndruar për vizitë disaditore në Turqi, gjegjësisht kanë vizituar Universitetin Mimar Sinan, dhe kanë takuar menaxhmentin e lartë të këtij universiteti si Prorektorin, Dekanin e Departamentit të Arkitekturës,  si  dhe Profesorët, me te cilët është nënshkruar edhe marrëveshja bashkëpunimit në fushën akademike, shkencore dhe atë kulturore në mes këtyre institucioneve.

Më konkretisht  marrëveshjen e bashkëpunimit e nënshkruan Prof. Binak Beqaj dhe  Dekanja e Fakultetit të Arkitekturës në Universitetin Mimar Sinan,  Prof. Dr. Guzin Konuk.

 

Është diskutuar edhe për zhvillimin e kurrikulave, mobilitetin e stafit akademik dhe të studentëve, organizimin e eventeve shkencore me nivel regjional dhe ndërkombëtar, si dhe pjesëmarrjet e përbashkëta në projekte evropiane.

 

Po ashtu, gjatë kësaj vizite Prof. Beqaj,  u prit edhe nga Prorektori i Universitetit në fjalë, Prof. Caner Karavit.

 

“Ishte një shkëmbim shumë i mirë përvojash për ne, sepse këto institucione vërtetë kanë bërë një zhvillim të madh dhe kanë krijuar emër në fushat e studimeve të cilat ato i ofrojnë. Prandaj, është interesi ynë që praktikat e mira turke të barten edhe në Kosovë”, tha Dr. Binak Beqaj, Dekan i Departamentit të Arkitekturës në UBT.