UBT prezantoi suksesshëm për rezultatet e saja në SEECEL

29/04/2013

Prishtinë, 29  prill 2013 –  Gjatë këtyre ditëve  në Dubrovnik  të Kroacisë,  është organizuar  kampi i ndërmarrësisë  në kuadër  të përmbylljes  së fazës  së parë  të projektit regjional  për  mësimin e ndërmarrësisë (SEECEL).

 

 

Në këtë  Konferencë morën pjesë përpos përfaqësueseve nga Komisioni Evropian, ETF, Qeveria Kroate, po ashtu edhe përfaqësues e tetë vendeve të regjionit të Evropës Juglindore,  si dhe institucionet pjesëmarrëse në projektet pilot.

 

 

UBT në kuadër  të SEECEL,  ka qenë po ashtu pjesë e projekti pilot për vendosjen e mësimit të ndërrmarrëisë  tek shkollat jobiznesore,  dhe për këtë arsye ishte ftuar të marrë pjesë në këtë  event të rëndësishëm.  UBT  u përfaqësua nga Presidenti i UBT-së, Edmond Hajrizi, Dekani i Fakultetit të Metronikës, Dr.  Muzafer Shala,  si dhe studenti Durim Dabiqaj.

 

 

UBT prezantoi  rezultatet e dala të projektit përmes punimeve shumë interesante dhe inovative të studentëve, si shembuj konkrete se si mund me të vërtetë  të përfitohet nga studime që përmbajnë elemente interdisciplinare dhe duke e ndërlidhur teknologjinë dhe ndërmarrësinë në kuadër  të kurrikulës.

 

 

 

Gjate takimit u prezantua edhe faza e dyte e këtij projekti, ku UBT do të jetë përsëri pjesëmarrëse aktive në te, por tani me një dimension edhe më të madh.