UBT dhe Ministria e Diasporës më afër mërgimtarëve!
22/04/2013
Prishtinë, 22 prill 2013 – Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe Ministri i Diasporës në Republikën e Kosovës, Ibrahim Makolli, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi ndërinstitucional.
Më këtë marrëveshje do të mundësohet zhvillimi e Sistemit të Informacionit për Diasporën nga ana e UBT-së për Ministrinë e Diasporës në Republikën e Kosovës.
Më konkretisht Sistemi i Informacionit për Diasporën përmban: regjistrimin e shoqatave të komunitetit, kompanive, veprimtarive të personave, veprimtarive akademike dhe mirëmbajtën dhe trajnimin e stafit të Ministrisë së Diasporës.
Presidenti i UBT-së, Dr. Hajrizi tha se, marrëveshja e bashkëpunimit mes dy institucioneve të vendit do të ndihmojë dhe do të lehtësojë rrugën në fushën e informacionit në Ministrinë e Diasporës. Ai me tej shtoi se UBT ka qenë gjithherë aktive në ofrimin e mundësive për të ndihmuar dhe zhvilluar të gjitha institucionet vendore , duke e dhënë kontributin nga ana shkencore dhe profesionale, me anë të stafit akademik dhe infrastrukturorë”, theksoi Presidenti i UBT, Edmond Hajrizi.