UBT zgjeron bashkëpunimin me MASHT-in
19/04/2013
Prishtinë, 19 prill 2013 – Në kuadër të marrëveshjeve të shumta që i ka UBT, me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, Presidenti i këtij institucioni, Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në Republikën e Kosovës , Prof. Dr. Ramë Buja, nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi.
Qëllimi i këtij Memorandumi është zhvillimi i Sistemit për Publikime shkencore dhe Projekte në Kosovë.
Më konkretisht ky Memorandum përmban si Sistemin për publikime dhe projekte, regjistrimin e institucioneve akademike (universitete, kolegje universitare dhe kolegje), regjistrimin e personave të lidhur me ndonjë nga këto institucione akademike, publikimin e punimeve, projekteve, njoftimin mbi konferencat, etj.