Rektori i UBT-së përcjell punimet e Forumit Ekonomik Botëror Davos 2025

21/01/2025

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, si anëtar digjital dhe pjesëmarrës në Forumin Botëror të Davos-it përmes Open Forum po përcjell me pjesëmarrje aktive punimet e Forumit Ekonomik Botëror Davos 2025, i cili po mbahet këtë javë në Zvicër.

UBT vazhdon të jetë një kontribuues i fuqishëm në ndërlidhjen mes arsimit, inovacionit dhe zhvillimit ekonomik, duke sjellë përvoja dhe vizione që mbështesin avancimin e Kosovës në arenën globale.

Temat e Forumit në këtë vit janë më me interes strategjik edhe për UBT-në edhe për Kosovën. Forumi i sivjetmë, që bashkon liderë globalë nga politika, biznesi dhe shoqëria civile, ka si temë kryesore “Bashkëpunimi për Epokën Inteligjente”, duke adresuar sfidat dhe mundësitë që sjellin teknologjitë e avancuara dhe inteligjenca artificiale.

Bashkëpunimi global, interdisciplinariteti dhe inovacioni janë përgjigjie për sfidat e sotme dhe të ardhmes së njerëzimit, e të planetit tonë në përgjithësi.

“UBT me ekosistemin inovativ të mençur dhe me fokus në reziliencë dhe zhvillim të qëndrueshëm po ofron një platformë konveregjente për edukim, shkencë, inteligjencë artificiale, teknologji e biznes, me të cilat mund të gjenerohen kushte reale për shkathtësitë e së ardhmes, vende të reja të punës, potencial për rritje ekonomike dhe zhvillim të qëndrueshëm”, potencoi Rektori Hajrizi.

Për këtë arsye, UBT vitet e fundit është vlerësuar për kontributin dhe ndikimin në edukim, cilësi, ndërmarrësi, teknologji, inovacion dhe zhvillim të qëndrueshëm e punë pionire.