UBT merr pjesë me 10 përfaqësues në trajnimin për ndërtimin e kapaciteteve në kuadër të projektit VIRTUAL

07/10/2024

Ky aktivitet u organizua nga KPT në bashkëpunim me UET dhe kishte për qëllim forcimin e edukimit dual në sektorin e turizmit përmes përdorimit të Realitetit Virtual dhe të Shtuar.

Qëllimi: Trajnimi u fokusua në edukimin e mësimdhënësve për përdorimin e teknologjive inovative si Realiteti Virtual në mësimdhënie, duke kontribuar në zhvillimin e sektorit të turizmit.

Në trajnim morën pjesë 50 edukatorë dhe ekspertë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Italia dhe Kosova, duke përfshirë mësimdhënës, menaxherë, sipërmarrës dhe mentorë në fushën e turizmit.

UBT kontribuoi me ekip prej 10 përfaqësuesve të tij, duke sjellë përvojën dhe angazhimin e vet në këtë nismë inovative.