UBT edhe në këtë vit ofron bursa jashtë vendit përmes projektit “Erasmus Mundus – SIGMA”

07/12/2012

 

Prishtinë, 7 dhjetor 2012-  “UBT prej themelimit në vazhdimësi është përfituese e  projekteve ndërkombëtare të sektorit të arsimit në Evropë dhe më gjerë. Përveç të tjerave,  si në vitin e kaluar edhe në këtë vit dhe për katër vitet e ardhshme  UBT është përfituese e  projektit “Erasmus Mundus – SIGMA”, projekt i Bashkimit Evropian,  dhe  nga ky  projekt,  po në këtë vit,   shumë studentë  të UBT, do të pajisën me   bursa të plota studimi,  dhe  në të gjitha nivelet e studimit si bachelor, master, doktoratës, post doktoratës dhe mobiliteti i stafit, të cilët do të fillojnë  mobilitetin e tyre  në universitetet më prestigjioze  të vendeve të Bashkimit Evropian”, tha  para shumë  të pranishmëve  si studentëve dhe profesorëve  Presidenti  i UBT-së, Prof.  Dr.  Edmond Hajrizi,  gjatë prezantimit  të projektit në fjalë  në ambientin  e UBT,  në Prishtinë.

 

Anna Sadecka, koordinator e programit  “Erasmus Mundus – SIGMA” dhe  Jan Rumes , administrator i programit  “Erasmus Mundus-  Basilius”, th se duke i parë  të arriturat, mundësitë, studime, hulumtime e UBT-së,  edhe kësaj radhe është pjesë e një në konsorciumin shumë prestigjioz evropian.  Ata me një fjalë përshëndetën menaxhmentin e lartë të UBT-së,  për punën dhe të arritura e UBT  dhe në përpikëri dhanë  informacione dhe detaje për programin në fjalë.

 

Kurse Lirigzona Morina , studente në UBT , e cila ka ndjek këtë program në Universitetin Lapenarta, tha se kam marr njohuri nga shkenca dhe kultura të shumta, dhe nihem shumë e privilegjuar që ka qenë pjesë  e UBT dhe programit në fjalë. Po ashtu edhe zëvendëspresidenti i UBT-së, Prof. Dr.  Mo Vaziri e përshëndeti nismën e këtij projekti.

Tash e tutje studentët e UBT, përmes këtij  projektit të Komisionit Evropian në vlerë prej 3.9 milionë euro, do të kenë mundësi të studiojnë me bursa në universitete shumë prestigjioze në Evropë, si në: City University në Londër të Anglisë,  Freie University në  Berlin të Gjemanisë, Lund University  në Suedi, Univerity of Milan në  Itali, Warsaë University në  Poloni, Warcklaë Technical University në  Poloni, University of Monetpolier II në  Francë, Twente University në Irlandë.  Edhe studentët e universiteteve të lartpërmendura mund të studiojnë në UBT, dhe në Universitetet e vendeve të Ballkanit siç janë,  Shkodra University në  Shqipër, University of Belgrade, Serbi, University of Montenegro në Malin e Zi,  University of Nis në Serbi, University of Novi Sa në Serbi, University of Prishtina në  Kosovë, University of Sarajevo, Bosnia dhe Herzegovina, University “St. Kliment Ohridski”, Bitola, FYR of Macedonia, University of Tuzla në  Bosnja dhe  Hercegovina.

Përveç tjerave në kuadër të projektit SIGMA janë paraparë edhe iniciativa të reja, siç janë: ofrimi i studimeve të përbashkëta, ngritja e cilësisë institucionale dhe programore, organizimi i konferencave të përbashkëta, etj.

Përfitues të  projektit “Erasmus Mundus ”,  janë 19 universitete nga rajoni dhe Evropa, prej tyre dhjetë  nga vendet e Ballkanit, ku UBT, është kolegji i vetëm privat nga Kosova që është përfituese e  projektit në fjalë.

 

“Erasmus Mundus- SIGMA”  ofron bursa, që  do të ndahen për studentë dhe staf akademik  të institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë përmes ketij projekti.

 

Të drejtë aplikimi do të kenë studentët dhe mësimdhënësit që iu takojnë te gjitha drejtimeve te studimeve ne UBT.

 

Konkursi për aplikim do të jetë i hapur nga 7 dhjetori 2012  deri më 1 shkurt 2013.

 

Për më shumë detaje, të gjitha të dhënat mund ti gjeni dhe të aplikon direkt në ueb faqen e programit  www.sigma.uw.edu.pl.