Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë UBT promovoi librin shkencor Rrjetat kompjuterike dhe reviste shkencore Intarnational Journal fot Business, Technology

27/11/2012

 

 Libër  si të shkruhen libra  në gjuhën shqipe për teknologjinë informative!

 

Prishtinë,  27 nëntor  2012- Sot në hollin e UBT,  u organizua  promovimi i librit  “Rrjetat kompjuterike”,  të autorit  Selman Haxhijaha, dhe promovimi i  revistës shkencore “ Intarnational Journal fot Business, Technology”.

 

Promovimi i librit dhe revistës u organizua me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, dhe  morën  pjesë përfaqësues vendorë dhe ndërkombëtar nga fusha akademike, politike, studentë, familjarë  etj.

“Synimi i këtij libri është që të japë një përshkrim të përgjithshëm të rëndësisë së rrjetave kompjuterike, dhe në mënyrë të veçantë të japë disa këshilla dhe udhëzime si të konfigurohen pajisjet kuçe që mundësojnë komunikimin në një rrjet kompjuterik me madhësi të mesme. Synimi i këtij libri është që të fillohet me të shkruarit e librave në gjuhën shqipe për një fushe si teknologjia informative, duke ditur që libra të tillë mungojnë për lexuesin shqiptar  etj etj ” tha Presidenti i UBT-së Prof. Dr. Edmond Hajrizi, si recensent dhe njëherit edhe botuesi i këtij  libri,  dhe shtoi se duke qenë që nga fillimi i angazhuar për të ndjekur zhvillimet  e këtij sektori, shpresojmë që autori edhe në të ardhmen do të vazhdoj të japë kontributin e tij duke na dhënë edhe botime tjera nga kjo fushë.

 

 

Kurse, Dr.  Petrit Shala,  recensentë i librit “Rrjetat kompjuterike  ”, tha se, është libri i parë akademik në gjuhën shqipe që shtjellon në mënyrë të detajuar temat përkatëse në rrjetat kompjuterike. Ky libër përshkruan temat me rëndësi në lëmin e rrjetave kompjuterike, duke filluar nga hyrja dhe temat në vazhdim si përdorimi i algjebrës së Bulit në fushën e rrjetave kompjuterike, komponentët e rrjetave kompjuterike, arkitekturën e rrjetave LAN, modelet referencuese të OSI modelit dhe TCP/IP-në, IP -adresimi dhe subnetimi, komutimi ne LAN pra suiçi, ruteri, bazat e rrugëtimit, konfigurimi i rutereve, aplikimi i sigurise në ACL etj, duke shtuar se autori në këtë libër ka  arrit në mënyrë të shkëlqyer të gërshetojë pjesën teorike  me atë praktike.

 

 

Kurse autori i librit z. Haxhijaha th se përveç studentëve të UBT-së, ky libër njëkohësisht mund të ju shërbej edhe atyre që punojnë në fushën e rrjetave kompjuterike ose duan të mësojnë më tepër për funksionimin dhe organizimin e kësaj lëmije.

 

 

Autori Haxhijaha përshëndeti përzemërsisht botuesin e librit, Prof. Dr. Edmond Hajrizin,  si dhe recensentet si dhe  mysafirët,  dhe paralajmëroj se së shpejti do të boton edhe  libra tjerë.

 

 

Kurse në emër te revistë shkencore foli zëvendëspresidenti i UBT-së, Prof . Mo Vaziri,  i cili tha UBT do të vazhdojë edhe me tutje të publikoj revista të tilla të nivelit të lartë shkencor.

 

 

Autori Selam Haxhijaha, studimet themelore dhe mastar i ka përfunduar në UBT, dhe specializimin për rrjetat kompjuterike i ka përfunduar në Universitetin e Anglisë qendrore në Birmingham rë Britanisë së Madhe.

 

 

Për momenti Haxhijaha  është duke punuar si ligjëruese në UBT dhe si konsulent për kompani të shumta si në Kosovë dhe në Belgjikë.

 

 

UBT-  aktivitet të shumta për 100 vjetorin e  Pavarësisë së Shqipërisë

Në kuadër të shënimit të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, UBT,  organizoi  një varg aktivitetesh  të nivelit shkencor si:  Konferencën  dy ditore ndërkombëtare për Biznes, Teknologji dhe Inovacione, në bashkëpunim me Universitetin “Ismail Qemaili” në Vlorë, dhe Universitetin e Tiranës, dhe institucione tjera akademike. Punimet e kewsja konference u mbajtën më 2 dhe 3 nëntor,  dhe u paraqitën  rreth 160 pjesëmarrës – akademikë dhe profesionistë të fushave përkatëse, nga Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë, si dhe akademikë nga shumë vende të ndryshme të botës.

Më 20 nëntor, ky institut në bashkëpunim me shoqatën  “Miqtë e Amerikës”, organizuan  konferencën shkencore dhe regjionale me  temën; “Roli i SHBA-ve, në Shtetformimin e Shqiptarëve”, dhe u paraqitën  rreth 30  pjesëmarrës – nga fusha akademike dhe politike si nga Republika e Kosovës, Shqipërisë , Malit të Zi dhe Maqedonisë, dhe u përcoll  nga shumë të interesuar.

 

Më   26  nëntor ,   me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë,  UBT  promovoi librave shkencore si “Projektimi i Konstruksioneve Arkitektonike”të autorit   Prof. Dr.  Binak Beqaj,  “Rrjetat kompjuterike”,  të autorit  Selma Haxhijaha, dhe promovoi  revistës shkencore “ Intarnational Journal fot Business, Technology”.

 

Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, studentët e UBT-së,   kanë organizuar një varg aktivitetesh si në objektin e UBT  po ashtu edhe më gjerë, në këtë rast po e citojmë,  ku studentët e të gjitha fakulteteve,  në bashkëpunim me një pjesë të stafit akademik dhe administrative sot janë nisur dhe do të qëndrojnë  për  tre ditë me radhë në Republikën  Shqipërisë  më saktësisht në qytetin historik në Vlorë.