Pasurohet sektori i drejtësisë në UBT
24/07/2012
Prishtinë, 24 korrik 2012- Jo vetëm menaxhmenti i lartë që ka kujdes dhe interesim të madh ndaj Bibliotekës së UBT, por edhe stafi akademik, të cilët thuaj çdo ditë sjellin dhe e furnizojnë këtë bibliotekë më tituj më të rinj të librave nga fushat e ndryshme shkencor .
Vlen të veçojmë se gjatë këtyre ditëve Prof. Dr. Zejnullah Gruda, nga biblioteka personale ka sjellë një numër të madh të titujve të librave nga fusha e drejtësisë në Bibliotekën e UBT.
Tash tutje, përveç departamenteve tjera, edhe studentët e Fakultetit Juridik në UBT, kanë literaturë të bollshme për studime më të thela dhe më efektive.
Biblioteka e UBT funksionon si pjesë e institucionit dhe posedon infrastrukturë ndërkombëtare në të gjithë hapësirën e punës dhe të shërbimeve.
Biblioteka është e furnizuar me libra në gjuhë të ndryshme ndërkombëtare. Publikimet që janë fituar zakonisht janë nga qendrat e mirënjohura ndërkombëtare si Vienna University of Technology, Harvard University, Oslo University, Oakland University, Nice University, etj
Biblioteka e UBT-së studentëve të vet ju mundëson qasje direkte në e-Libra (libra elektronikë) dhe artikuj online, që kanë karakter shkencor dhe akademik në fusha të ndryshme.