Prof. Soumitra Sharma, ligjëroi para studentëve të UBT-së

03/07/2012

 

Prishtinë, 03 korrik  2012 – “Current Economic Crisis” ” ishte  ligjërata e radhës, për të cilën, para studentëve dhe stafit akademik vendor dhe ndërkombëtar të UBT  ligjëroi  Prof. Soumitra Sharma, profesor i shquar i sektorit të ekonomisë në “Juraj Dobrila University of Pula” dhe në “University of Zagreb” në Kroaci. 

 

 

Prof. Sharma,  gjatë ligjëratës së tij  tha: “Flitet se ka krizë të madhe ekonomike në nivel botëror, por nuk është ashtu, sepse  kjo krizë  ka kapluar  vetëm ato shtete që nuk  kanë  ditë të  menaxhojnë  vendet e tyre”, Ai më tej foli  për rastin e Greqisë,  se si është futur në një krizë të thellë ekonomike,  dhe  se si shtetet  tjera të Evropës po e ndjekin rrugën e saj si Italia,  Franca,  Spanja etj. 

 

 

Po ashtu sipas profesori, dhe matjeve të tij profesionale kjo krizë pritët të kalojnë ka viti 2017. 

 

 

Në ligjëratë, përveç studentëve dhe profesorëve të UBT-së,  morën  pjesë edhe personalitete të shquara nga fushat e ekonomisë, shkencës, etj.