Konkurs për Teknik Dentar në UBT
06/01/2025Poliklinika e Stomatologjisë në UBT shpall konkurs për plotësimin e një vendi të lirë pune me normë të plotë.
Pozita e shpallur:
Teknik Dentar (1 pozitë).
Kushtet dhe dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Diplomë universitare në fushën përkatëse;
- Licencë valide pune;
- Njohuri të mira në teknologjinë CAD-CAM;
- Eksperiencë dhe aftësi të mira në punën laboratorike, veçanërisht në punën me porcelan;
- CV në formatin Europass;
- Letër motivimi;
- Dëshmi të përvojës së punës;
- Preferohet njohja e Gjuhës Angleze;
- Dëshmi që nuk jeni nën hetime.
Përgjegjësitë kryesore:
- Demonstrimi i punës laboratorike për studentët gjatë procesit mësimor;
- Kryerja e punëve laboratorike për nevojat e Poliklinikës në UBT.
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë dokumentet e kompletuara për aplikim përmes postës elektronike në adresën: hr@ubt-uni.net.
Afati i fundit për aplikim:
Aplikimet pranohen deri më 16 janar 2025.