Mr. Jessie L. Massey diskutoi me studentët e UBT-së
26/04/2012
Prishtinë, 26 prill 2012- Ekspert i Logjistikës nga USA, Mr Jessie L. Massey, ka marr pjesë në debatin e organizuar sot në UBT, në temën “Menaxhimi i zinxhirit të furnizimit”.
Të pranishëm në debat ishin profesorë të UBT-së, studentë dhe të interesuar të tjerë, të cilët përcollën me interesim debatin.
Ligjërata ka qenë e orientuar në përfshirjen e integrimit të informacionit, transporti, inventari, trajtimin e materialit, paketimin dhe sigurinë si dhe në kompleksitetin e logjistikës së prodhimit dhe të modelimit përmes ndihmës së softwereve, e cila është vazhdimisht e ndikuar nga ndryshimet ndërkombëtare.
Gjithashtu përqendrimi i ligjëratës ka qenë edhe në shtjellimin e menaxhimit të zinxhirit të furnizimit kundrejt logjistikës, për furnizimin dhe zinxhiri e kërkesave, trendit të vlerave, ndërkombëtare të furnizimit , transporti dhe pjesëmarrësit në transport, pesë modelet themelore te transportit dhe kostoja e strukturës për çdo model transporti.
Në fund të debatit , Presidenti i UBT-së, Dr. Edmond Hajrizi në kabinetin e tij po në objektin e UBT-së, zhvilloi një bisedë më mysafirët dhe i njoftoi me punën dhe organizimin e UBT-së, si dhe i falënderoi ata për pjesëmarrje në debat në UBT.