Ipkofoundation në vazhdimësi bashkëpunon me UBT-në
28/03/2012Prishtinë, 28 mars 2012 – Përfaqësuesit kompanisë më profitabile në vend si “Ipkofoundation”, sot parastudentëve të UBT, prezantuan ku në këtë rast e veçuan projektin për ndarjen e bursave në nivelin universitar.
Gjatë prezantimit ata cekën të gjitha kriteret për marrjen e kësaj shumë si notën mesatare, disa ese të shkruar dhe të përpiluar për vizionin e tyre me theks të veçantë për sektorin e teknologjisë , përvoja e punës së mëhershme etj.
Siç u theksua edhe në fillim se, mënyra e vlerësimit për ndarjen e bursave nga ana e jurisë është transparente.
Studentët të cilët do kenë fatin të jenë përfitues të bursave gjatë vitit akademik do kenë aktivitete të shumta si koktej , darka dhe vizita nga vendet më të ndryshme.
Vlen të theksohet se në vitet e kaluar përfitues të bursave në fjalë kanë qenë këta student të UBT-së si Anesa Ramaxhiu dhe Valbona Fejzullahu për vitin akademik 2009/ 2010, Besfort Ajeti për vitin akademik 2010/ 2011, dhe dy vite me radhë Arian Agani.
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë student e UBT-së. Po ashtu rreth këtij procesi informta shtesë mund të merni në uebfaqen www.ipkofoundation.org.