UBT bashkëpunon me Universitetin e UTAH-it në SHBA

08/03/2012

 

Prishtinë , 8 mars 2012-  Fakulteti  Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT,  ka nisë bashkëpunimin me Fakultetin  e Shkencave Kompjuterike në Universitetin e UTAH-it  në SHBA.

 

Me konkretisht ky bashkëpunim  ndërinstitucional parasheh që studentet e UBT-së e të gjitha  niveleve të studimeve si bachelore, master dhe atë të doktoratës dhe stafi i akademik i UBT-së  të  shfrytëzojnë  infrastrukturën e Universitetit  të UTAH- it më konkretisht,  pajisjet  e nevojshme për  realizimin e projekteve që bëhet nga UBT në lidhje direket kompjuterike në pajisjet e Universitetit të UTAH-it,  dmth si paketat  simulative për  softëare dhe rrjeta, simulimi dhe analizimi i projekteve të ndryshme si p. sh  (rrjete të ndryshme të kompjuterëve duke filluar nga ato bazike deri ne ato me komplekse të niveleve rajonale  varësisht nga natyra dhe niveli i  projektit).  

 

 

 

Bashkëpunimi parasheh edhe  krijimin e  projekteve të përbashkët nga studentet e të dyja palëve, ku programi i krijuar mund të ketë qasje nga më tepër se 100 universitete të botës që janë partnere me UTAH-in,  edhe analizimin dhe projektimin e sistemeve të ndryshme të ëireless dhe të telekomunikacionit që janë më të rejat në tregun mbarëbotërorë.

 

Këtë bashkëpunim ndërinstitucional u mundësuan nga  palët  zyrtare  të dyja institucioneve si prodekani Fakulteti të Shkenca Kompjuterike në UBT, Dr. Petrit Shala dhe palët zyrtare nga Universiteti i UTAH-it, Prof. Dr. Chris Kolar, Manaxher për dokumentacion dhe  Prof. Dr. Terri Oda,  Menaxher i programit për bashkëpunim në Universitetin i UTAH-it. 

 

“Ështe një  bashkëpunim shumë i mirë , sepse universiteti i UTAH-it  vërtetë ka bërë një zhvillim të madh dhe kanë krijuar emër në fushat e  kompjuterike dhe inxhinieri . Prandaj, është interesi  ynë  për  një  bashkëpunim  të tillë ”, tha  Dr. Petrit Shala , Prodekan në UBT.