UBT përfitues i projektit Norvegjez AEP për ICT
18/04/2012Prishtinë, 18 prill 2012 – UBT këtë vit dhe për tre vitet e ardhshme është përfitues i projektit Academic Exchange for Progress (AEP ), i financuar nga Qeveria Norvegjeze, dhe nga ky projekt përfiton stafi akademik dhe studentët e UBT, në të gjitha nivelet e studimit.
Partneri akademik nga Norvergjia është Gjøvik University College. Ky projekt ka për qëllim avancimin në fushën e teknologjisë së inoformacionit dhe komunikimit në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.
Përveç UBT-së, në kuadër të këtij përfshihen edhe disa universitete nga rajoni, si Universiteti i Tiranës, Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë dhe Universiteti i Prishtinës.
Vlen të theksohet se UBT është institucioni i vetëm privat nga Kosova dhe rajoni që është përfituese nga ky projekt. Partner tjerë të involvuar në projekt janë: STIIK, AITA, Crimson Capital s.r.o, Athene Kosova dhe Athene Prosjektledelse.