Ambasadori i Gjermanisë, Dr. Ernst Reichel në debat me studentët e UBT-së
28/02/2012
Prishtinë, 28 shkurt 2012. – “Sfidat e Bashkimin Evropian” është tema e radhës, për të cilën, para studentëve dhe stafit akademik vendor dhe ndërkombëtar të UBT do të ligjërojë Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë, Dr. Ernst Reichel.
Në debat, përveç studentëve dhe profesorëve të UBT-së, do të marrin pjesë edhe personalitete nga politika vendore dhe ndërkombëtare, përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe profesorë ndërkombëtarë nga fushat e diplomacisë, shkencës, etj.
Data: 29 shkurt 2012
Ora: 14:00
Vendi: UBT, Salla 001