UBT: Viti 2011 me shumë suksese
13/01/2012
Prishtinë, 13 janar 2012 – Sot është mbajtur mbledhja e Këshillit Akademik të UBT-së (Senatit), në të cilën morën pjesë dekanët, prodekanët, kryetaret e këshillave akademike të fakultetit dhe organet tjera akademik në kuadër të UBT-së.
Me këtë rast Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi me theks të veçantë i falënderoi të pranishmit për punën e tyre të palodhshme dhe foli për aktivitete e shumta, sukseset dhe sfidat e UBT-së për vitin që po e lëmë pas.
I pari i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, anëtarët e Këshillit Akademik si dhe profesorët, analizuan dhe shqyrtuan disa çështje më rëndësi për punën dhe zhvillimin e mëtejmë të Institucionit të lartë arsimor. Ajo që u theksua si shumë e rëndësishme ishte çështja riakreditimit dhe aplikimit të programeve të reja në Agjencionin e Akreditimit.
“Programet si në Ndërtimtaria me infrastrukturë, Komunikim, Multimedia dhe Gazetari, Studime evropiane dhe Marrëdhënie ndërkombëtare; Studime Amerikane dhe Britaneze. Për këto programe kemi bërë analiza dhe kemi marr përvojat nga universitete më prestigjioze dhe kemi krijuar programe me standarde shumë të larta”, tha Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi.
Nga UBT doktoratë jashtë vendit,
Menaxhmenti i UBT-së ka analizuar se në UBT do të ketë më shumë hulumtime dhe publikime shkencore, forume, takime ndërkombëtare, bashkëpunime ndërinstitucionale e më gjerë dhe studime të mëtutjeshme.
“UBT, po ashtu unë personalisht jam i përkushtuar që një pjesë të stafit ta regjistroj në studime të mëtutjeshme në nivelin e doktoratës, në ato universitete ndërkombëtare ku UBT ka marrëveshje bashkëpunimi si në Universitetin e Napolit në Republikën e Italisë, në Universitetin City në Angli, në Universitetin e Pillzenit dhe atë të Teknologjisë në Republikën e Çekisë, kurse në Universitetin Teknik të Vjenës disa vetëm kanë diplomuar disa janë në proces dhe vazhdon bashkëpunimi për këtë çështje”citoi Presidenti Hajrizi.
Ndërkohë ai citoj çështjen e ndërtimit të kampusit të ri arsimor dhe shkencor të UBT-së.
UBT në vitin e kaluar ka korrë mjaftë suksese në përfitimin e projekteve nga Komisioni Evropian, po ashtu edhe në këtë vit do aplikojmë me projekte të ndryshme etj.
Për kontributin e stafit akademik që kanë dhënë për zhvillnin dhe ngritjen e cilësisë në UBT, Presidenti i UBT Prof. Dr. Edmond Hajrizi si shenjë respekti u ndau dhe i nderoi me nga një mirënjohje dhe shtro një drekë.