Rektori i Universitetet të Vlorës vizitoi UBT-në
06/12/2011UBT-ja në vazhdimësi bashkëpunon me Republikën e Shqipërisë
Prishtinë, 6 dhjetor 2011- Rektori i Universitetit të Vlorës Prof. Dr. Albert Qari qëndroi për një vizitë në Kosovë, me ftesë të UBT.
Në vizitën dhe takimet e njëpasnjëshme me Presidentin e UBT-së, Dr. Hajrizin, z. Qari u njoh me zhvillimet në këtë institucion të lartë arsimor, me theks të veçantë me punën që bëhet në të gjitha fakultete dhe gjatë takimeve u bisedua për bashkëpunimin ndërinstitucional.
Më konkretisht, Dr. Hajrizi e ka njoftuar atë lidhur me zhvillimet e përgjithshme për institucionin që e drejton, UBT-në, dhe kanë gjetur mirëkuptimin që në një të ardhme të afërt për të shtrirë bashkëpunimin në një varg fushash akademike për çështje të rëndësishme për të dy institucionet dhe të dy vendet.
Po ashtu z. Qari zhvilloi edhe një ligjëratë para studentëve të nivelit Mastar të Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi të UBT-së.
UBT ka marrëveshje bashkëpunimi me një varg kompani, institucione shkencore dhe universitare edhe në Republikën e Shqipërisë.