Hajrizi: Qytetarët nuk kanë besim tek produktet vendore
30/11/2011
Hajrizi: Qytetarët nuk kanë besim tek produktet vendore
Prishtinë, 30 nëntor 2011 – UBT, sot organizoi konferencë me temën “Mbrojtja e Konsumatorit 2012- 2014”. Punimet e konferencës në fjalë u zhvilluan në hollin e objektit të UBT në Prishtinë.
Në këtë konferencë u bë publike Korrikula për mbrojtjen e konsumatorit si dhe u diskutua mundësi për integrimin e kësaj korrikule në programet studimore.
Besueshmëria e qytetarëve në produkte vendore është në nivel të ulët, thuhet në një hulumtim të bërë nga UBT.
Për shtimin e besueshmërisë, nevojitet krijimi i një trupi të besueshëm që e vlerëson kualitetin dhe shumica e qytetarëve të Kosovës, bazuar në një hulumtim të UBT –së, nuk kanë besim tek produktet vendore, tha Presidenti i UBT-së Prof. Dr. Edmond Hajrizi.
“Në bazë të rezultateve të hulumtimit shihet se besueshmëria e qytetarëve është e ulët për produktet kosovare. Mendohet se nuk ka siguri të mjaftueshme, nuk ka kontroll të mjaftueshme të atyre produkteve dhe nuk ka traditë të gjatë”.
Për të ndihmuar shtimin e besueshmërisë, Presidenti i UBT-së z. Hajrizi ka prezantuar dy iniciativa. Iniciativën për “Quality Kosova” QK, një trup vlerësues për cilësi, si dhe iniciativën për zhvillimin e Kurrikulës, për mbrojtjen e konsumatorit.
Anëtarja e Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorëve, Lumnije Ajdini, prê t që Kurrikula në Institucionet Arsimore të fillojë nga viti i ardhshëm:“Mendojmë që në vitin 2012 vetëm të fillojmë ti kemi kurrikulat dhe shpresojmë se shumë shpejt të hyjnë në implementim në të gjitha institucionet arsimore”.
“Programi për Mbrojtjen e Konsumatorëve 2010-2014”, program i hartuar nga Ministria e Tregëtisë dhe Industrisë MTI, u prezantua nga Izer Arifi, kryesues për mbrojtjen e konsumatorëve të Kosovës.
Në konferencë morën pjesë edhe përfaqësuese të institucioneve publike vendore dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare si dhe profesor universitarë të lëmisë së ekonomisë dhe inxhienerisë , dhe shprehen opinione të ndryshme lidhur më këtë temë.