Studentët e UBT organizuan party për fillimin e vitit te ri akademik
22/11/2011Prishtinë, 22 nëntor 2011- Studentët e të gjitha fakulteteve në UBT si në vitet e kaluara po edhe në këtë vit organizuan ndejë në shenjë të shënimit të fillimit të vitit të ri akademik 20011/2012.
Në ndejën e organizuar në lokalin “Duplex Club” në Prishtinë, përveç një numri të madh studentësh, morën pjesë edhe profesorë dhe mysafirë të tjerë.
Ndeja u shoqërua me muzikë nga grupi “BABOODARABUKA DJ BENITY”, Jaki with guitar , Fireman, DJ Ntm, që krijuan një atmosferë të mirë të shoqërimit dhe festimit të nisjes së jetës akademike për studentët e rinj.
Pjesëmarrësit u shprehën teje të kënaqur dhe i falënderuar organizatorët e ndejës në fjalë.