U nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes UBT-së dhe Universitetit Gjeorghe Cristea
26/09/2011Prishtinë, 25 shtator 2011- Me qëllim të zhvillimit të bashkëpunimit akademik dhe në pajtim me qëllimet dhe interesat e përbashkëta, UBT nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Gjeorghe Cristea në Bukuresht të Rumanisë.
Kjo marrëveshje e dëshmon qëllimin e të dy institucioneve që të fillojnë dhe zhvillojnë bashkëpunim të ndërsjellë në procesin e edukimit dhe punën kërkimore-shkencore.
Po ashtu marrëveshja parasheh se dy institucioneve do të marrin pjesë në programet arsimore dhe shkencore, do të angazhohen të realizojnë projekte kërkimore-shkencore me interes të përbashkët, konferenca shkencore, simpoziume, seminare, punëtori shkencore dhe profesionale.
Po ashtu, do të shkëmbejnë libra, revista, publikime, botime bibliografike, literaturë shkencore dhe metoda shkencore me interes të përbashkët, si dhe të shkëmbejnë plane dhe programe mësimore për të gjitha ciklet e studimeve.