Quality Kosova organizoi vizitë dhe promovim të investimeve të huaja në Kosovë në Republikën e Çekisë
21/09/2011Prishtinë, 20 shtator 2011- “Quality Kosova” nga Prishtina në bashkëpunim me “Czech INVENT” nga Praga, për disa ditë më radhë qëndruan për vizitë studimore në Pragë në kryeqendrën e Republikës së Çekisë.
Vizita ka qenë e organizuar në mënyrë që ti përmbushin kërkesat të cilat janë paraqitur gjatë punëtorive të mbajtura në Kosovë në kuadër të projektit për përmirësimi e klimës së investimeve dhe ndërmarrësisë në Kosovë, të organizuara nga “Czech INVENT” dhe “Quality Kosova”, së bashku me partnerët e projektit që janë mbajtura në UBT. Gjithashtu gjatë vizitës studimore janë vizituar si zona Industriale, parqet industrial dhe teknologjike, parku industrial në Pardubice dhe Pilsen dhe inkubatorët e biznesit në Pardubice dhe Pragë, u organizuan edhe takime me zyrtarët rajonale po të këtyre qyteteve.
Po ashtu është bërë promovimi i ofertave investive në Kosovë nga Zyrat Zhvillimore Rajonale të Kosovës dhe agjencionet si APIK, AMNVM dhe AKP para invesitorve potencial çek në Oden Ekonomike Ndërkombëtare të Çekisë. Në delegacion nga Kosova merrnin pjese edhe kryetarë të komunave (Ferizaj, Lipjan, Novobërd) përfaqësues të Agjencionit për Promovimin e Investimeve në Kosovë-APIK, të Agjencionit për Zhvillimin e Ndërmarrjeve të vogla dhe te mesme të Kosovës AMNVM , të Agjencionit për Privatizimin e Kosovës AKP, Agjencionet Rajonale Zhvillimore-AZHR si dhe UBT, gjegjësisht “Quality Kosova”.
Ky organizim u bë bashkëpunim me partnerin nga Republika Çeke “Czech INVENT” kurse është mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, SOROS- Zyra në Pragë dhe në Prishtinë dhe UBT.
Po ashtu në kuadër projekti për “Përmirësimi i klimës së investimeve dhe ndërmarrësisë në Kosovë”, për disa muaj me radhë janë zhvilluar punëtori të njëpasnjëshme në UBT po ashtu është organizuar edhe vizita studimore nëpër komunat e Kosovës si në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Gjilan, Novobërdë, Shtime, etj , ku partnerët e projektit patën mundësi që për së afërmi t’i identifikojnë nevojat dhe kërkesat për përmirësimin e klimës së investimeve të huaja. “Pjesëmarrësit në vizitën studimore janë nda shumë të kënaqur me programin që ka ofruar “Quality Kosova” dhe “Czech INVENT”, dhe shpresojmë që këto aktivitete të vazhdojnë edhe në vitin e ardhshëm, në projekte të natyrës së ngjashme”, tha koordinatori i projektit, Lulzim Beqiri.
Pas vizitës si pjesë finale e projektit do të organizohet edhe një konference ku do diskutohet rreth krijimit të strategjive për përmirësimin e klimës së ndërrmarrësisë dhe investimeve të huaja në Kosovë dhe do të organizohet edhe një punëtori e cila do ti ndihmoj pjesëmarrësve në krijimin e materialeve promovuese për rajonet e tyre.
Për më shumë detaje rreth vizitës në fjalë klikone linkun e mëposhtëm,
https://picasaëeb.google.com/107126513231139618631/110915_TSKosovo?feat=flashslideshoë#5652516349181889682