z. Beqiri – vizitë studimore në Rumani
08/09/2011Prishtinë – 7 shtator 2011- z. Beqiri sot ka udhëtuar për vizitë studimore në Universitetin e Bukureshtit, që është organizuar nga projekti Tempus dhe menaxhuar nga projekti Wus Austria – Zyra në Kosovë.
Vizitës në fjalë ju kanë bashkangjitur edhe dhjetë përfaqësues të institucione të arsimit të lartë privat në Kosovë , dhe më konkretisht UBT po e përfaqëson Can. Dr. Lulzim Beqiri, njeherit ligjërues dhe menaxher për Departamentin e projekteve dhe të trajnimeve në UBT.
Vizita studimore ka të bëjë me menaxhimin e zyrës së cilësisë dhe me menaxhimin e cilësisë në kuadër të institcioneve, shkëmbimi i përvojave në fushën e arsimit në mes të Kosovës dhe Rumanisë, dhe gjithashtu përfshin edhe menaxhimin në të gjitha lëmit arsimore dhe akademike si dhe hulumtime, projekte, menaxhment, intership, etj. z. Beqiri do qëndroj deri në Rumani deri më 10 shtator.
Një vizitë e tillë, po ashtu pesë ditorëshe gjatë muajit prill po të këtij viti është realizuar edhe në Kolegjin Universitar Kork ( UCC), në Irlandë, dhe UBT-në e pat përfaqësuar z. Beqiri.