UBT-ja e përfaqësoi Kosovën në Kongresin e IFAC-ut në Itali
02/09/2011UBT-ja e përfaqësoi Kosovën në Kongresin e IFAC-ut në Itali
Prishtinë, 02 shtator 2011 – UBT, bashkërisht me 50 shtete të ndryshme të botës, dmth prej 29 gushtit deri më 2 shator, më saktësisht deri më sot i kanë zhvilluar punimet e Kongresit Botëror të XVIII-tit me radhë të Federatës Ndërkombëtare të Kontrollit Automatik, IFAC ”, dhe Kosovën e ka përfaqësuar UBT.
Në një sesion të veçantë, menaxhmenti i lartë i IFAC-ut ka raportua për punën tre vjeçare të kësaj organizate, kurse në sesionet në vazhdim, anëtarët e rregullt raportuan për zhvillimet e institucioneve që i menaxhojnë dhe zhvillimet e fundit për vendet të cilat i përfaqësojnë në sektorin e teknologjisë, po ashtu në fund të punimeve u votua për zyrtarët e ri, të cilëve do ta menaxhojnë e IFAC për tri vitet e ardhshme dmth gjatë periudhës 2011 deri më 2014.
Me theks të veçantë, në Kongresin e XVIII-të të IFAC-ut, përfaqësuesi i UBT-së Prof. Dr. Peter Kopacek, profesor në UBT në Fakultetin Shkenca Kompjuterike dhe Mekatronikë, paraqiti një pasqyrë të plotë të projekteve të zhvilluara në UBT. Në fillim ai foli rreth konferenca shkencore të nivelit ndërkombëtar që janë organizuar nga dhe të mbajtur në UBT, me theks të veçantë foli për konferencën “SËIIS 2010 Workshop on Supplemental Ways for Improving International Stability” e cila u organizua dhe u mbajt në UBT, në Prishtinë, gjatë muajit tetor të vitit 2010 dhe konferencë e cila i mbodhi mbi 50 shkencëtar ndërkombëtar. Ai më pas ceki edhe Kampionatin e robotëve që luajnë futboll, dhe ekipi “UBT- Kosova” e ka përfaqësuar vendin në mënyrë sa më shkencore dhe rreth kësaj për teknologjinë e arritur më moderne në rajon dhe botë, z. Kopacek do e cekë se UBT-ja, Kosovën e ka anëtarësuar edhe në dy organizma të nivel botërorë si ne OEC dhe IPMA. Ashtu raportoi për projektet fituara nga Bashkimi Evropian, në këtë rast vlen të theksohet projekti i “Erasmus Mundus” dhe që UBT për katër vitet e ardhshme do ta koordinoj këtë, po ashtu, ka paraqiture edhe gjurnalin shkencor “International Jurnal for business and tecnology” që ka fituar Numrin Serik Ndërkombëtar të Librit (ISSN) dhe ka filluar punën me sukses. Më pastaj, z. Kopaqek i ceki edhe vizitat e vazhdueshme në SHBA dhe në Evropë , në kompani dhe universitete të ndryshme, të nënshkruar mbi 50 marrëveshjet të bashkëpunimi me universitete të rangut më të lartë nëpër botë, si dhe bëri një rekapitullim të gjerë të zhvillimeve në Republikën e Kosovës.
Punimet e Kongresit pikërisht janë zhvilluar në Qendrën e Kongreseve“ MiCo” në Milano, kurse ceremonia përmbyllëse e punimeve organizua me sot dmth me 2 shtator në “Universita Cattolica del Sacro Cuore” po në Itali.
IFAC është organizatë e nivelit botërore në fushën e automatikës dhe inxhinierisë.
UBT në këtë organizatë është anëtar me të drejta të plota, e anëtarësuar që disa vite me votat e shumicës së vendeve anëtare.