Rektori Hajrizi mori pjesë në shënimin e 30-vjetorit të Universitetit të Tetovës
18/12/2024Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ishte i pranishëm në ceremoninë e 30-vjetorit të themelimit të Universitetit të Tetovës, një ngjarje që mblodhi personalitete të njohura nga fusha e arsimit, politikës dhe kulturës, duke riafirmuar rolin kyç të këtij universiteti në zhvillimin e arsimit të lartë shqiptar në rajon.
Gjatë këtij jubileu të rëndësishëm, Rektori Hajrizi shprehu vlerësimin dhe respektin për rrugëtimin e Universitetit të Tetovës, duke e cilësuar atë si një shembull frymëzues të përkushtimit për arsim cilësor.
Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndëruniversitar për të avancuar dijen, inovacionin dhe zhvillimin akademik në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.