UBT bashkëpunon me UNICEF-in
19/08/2011Prishtinë, 19 gusht 2011 – UBT, nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Zyrën e UNICEF-it në Kosovë. Marrëveshja në fjalë u nënshkruar dhe palët mysafire u pritën në kabinetit Presidentit të UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi në UBT.
Më konkretisht marrëveshja parasheh për të forcuar dhe aftësuar kapacitetet e rinisë së Kosovës për zhvillimin e zgjidhjeve të problematikave dhe aftësimin e të rinjve për të iniciuar në biznese aktuale të nevojshme lokale për një të ardhme më të mirë dhe të sigurt në të gjitha fushat e jetës.
“Shumica e të rinjve të Kosovës janë ballafaquar me sfidat nga më të ndryshmet, dhe ne si institucion e kemi parasysh që sot na rrethon bota e teknologjisë më moderne dhe me mjet më të avancuara dhe për këtë ne si prioriteti kemi që të angazhohen të rinjtë dhe tu lejojnë atyre të shprehin talentin dhe krijimtarinë e tyre në mënyrë sa më konstruktive”, tha zëvendësshefi i UNICEF-it , me zyre në Kosovë , Luciani Calestini.
z. Calestini tha se ne kemi filluar bashkëpunimin me UBT-në, institucion privat në Kosovë, dhe ne jemi të kënaqur me organizimin dhe punën që bëhet në këtë institucion si në zhvillimin e kërkimeve shkencore, me stafin akademik , me studentët aktual dhe vazhdimisht në rritjen e tyre ndaj dhe ky numër i studentëve të institucionit do të jetë në gjendje të fitojnë përvoja praktike dhe të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve në emër të një numri të institucioneve të Kosovës.
Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi i falënderoi mysafirët për kontributin e madh që Zyra e UNICEF-it e ka dhënë për shëndetin e nënave, fëmijëve dhe të rinjve në Kosovë dhe në parim mbështeti idenë për bashkëpunim që u nënshkrua nga dyja palët.
Bashkëpunimi institucional do të administrohet bashkërisht nga dyja institucionet si Zyra e UNICEF-it në Kosovë dhe UBT në Prishtinë dhe me partnerët e tjerr të biznesit.