Rektori Hajrizi mori pjesë në ceremoninë e 10-vjetorit të anëtarësimit të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar

10/12/2024

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mori pjesë në ceremoninë e shënuar me rastin e 10-vjetorit të anëtarësimit të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (KON), një moment historik për sportin kosovar dhe përfaqësimin ndërkombëtar të vendit.

Në këtë ngjarje, e cila u mbajt në prani të personaliteteve të rëndësishme nga fusha e sportit dhe politikës, ishte i pranishëm edhe Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, i cili vlerësoi përparimet e Kosovës në sport dhe ndikimin pozitiv të tij në promovimin e paqes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Gjatë ceremonisë, Rektori Hajrizi përgëzoi Komitetin Olimpik të Kosovës për arritjet dhe rolin e tij të pazëvendësueshëm në promovimin e sportit, edukimit dhe vlerave olimpike në vend. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve arsimore dhe sportive për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur për të rinjtë kosovarë.