UBT organizoi ceremoni dhe prezantoi projektin final për menaxhimin e zonave ekonomike në Kosovë
04/07/2011Dy modele për menaxhimin e zonave ekonomike në Kosovë
Prishtinë, 04. 07. 2011- Pas shumë vizitave të bëra me karakter studimore në kryeqendrat e shteteve të rajonit, Evropës dhe nëpër botë, nëpër parqe e kompani më të mëdha teknologjike të vendeve të cekura, eksperienca të marra dhe të prezantuar, organizuar konferenca, debate e punëtori studimore nga njohës dhe përfaqësues të institucioneve akademike e publike, vendore dhe ndërkombëtare, dhe pas një viti pune të pandërprerë etj, sot në një ceremoni rasti, organizuar në ambientin e UBT, në Prishtinë, shpalosën raportin final të projektit “Menaxhimi i zona ekonomike në Kosovë”, dhe palët përpiluese dolën me dy modele rekomanduese, e ato janë: Modeli i parë ishte, Kompania publike për menaxhimin e zonave ekonomike dhe modeli i dytë Kompania private për menaxhimin e zonave ekonomike në Kosovë.
“Qëllimi i programi është menaxhimi sa më mirë i zonave ekonomike të vendit, për të ofruar ambient të përshtatshëm për zhvillimin e bizneseve komfort standardeve evropian dhe ndërkombëtare, që do të ndikojnë direkt në zhvillimin e rajonit dhe të Republikës së Kosovës”, para të pranishmëve citoi Presidenti i UBT-së Prof. Dr. Edmond Hajrizi.
Ai më tej foli rreth ecurisë se si ka rrjedhur deri te rekomandimet finale duke e cituar vizionin e projektit, faktorëve ligjorë, analizat të cila janë realizuar nga UBT dhe grupit punues, përfshirje e gjerë të ekspertëve të institucioneve të ndryshme në Kosovë, vizita studimore, praktikat hulumtime dhe në fund paraqiti modelet e rekomanduara që i cekëm më lartë.
Drejtori i Agjencisë së Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, Naser Grajqevci, tha: “Kemi bërë një hap që ti tërheqim të gjitha zonat urbane, t’ju lejomë njerëzve ta shfrytëzojë dhe ti vendosin bizneset ku më të vërtetë bëhet biznes, dhe në çdo moment të përkrahët komuniteti në fjalë me një infrastrukturë të mjaftueshme dhe 24 orë në punë”.
Poashtu raportin e përshëndeti edhe Bernar Nikaj, këshilltar i lartë politik dhe Shefi i kabinetit në MTI, ku sipas tij MTI-a, prioritete të punës së saj e ka që në vazhdimësi ti fuqizojë zonat ekonomike të vendit. “Unë besoj se sfida jonë e përbashkët që në kohët në vijim është ti zhvillojë këto zona që bizneset ti gjejnë kushte sa më të mira për të operuar. MTI është zotuar për një ambient sa më të mirë biznesore, në përgjithësi në gjithë territorin Kosovë e veçanërisht në vendet ku zhvillohet më shumë ekonomia. Për në është shumë e rëndësishme involimimi i një institucioni shkencorë si është UBT ”citoi z. Lika.
Pjesëmarrës në ceremoni gjatë prezantimit ishin zyrtarë të lartë të institucioneve si: MTI-AMNVM , ZKM , MEF, MTI-AMNVM , MTI-AMNVM , MTI-APIK –MTI – MAPL, Asociacioni i Komunave, Qendra për Zhvillim Regjional, Oda Ekonomike e Kosovës , Aleanca Kosovare e Biznesit , Oda Ekonomike Amerikane , Banka Botërore, etj.
Projektit në fjalë është iniciuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), dhe të implementuar dhe koordinuar UBT-ja.