Në UBT shënohet Dita Botërore e AIDS
07/12/2024Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të AIDS-it, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në bashkëpunim me UBT, organizuan një ligjëratë ndërgjegjësuese dhe një diskutim me moton: “Merrni rrugën e të drejtës tuaj: Shëndeti im, e drejta ime!”.
Ky aktivitet synonte të rrisë ndërgjegjësimin dhe të inkurajojë veprimin për të drejtat e njeriut dhe shëndetin, duke theksuar rëndësinë e barazisë në qasjen ndaj shërbimeve shëndetësore për të gjithë individët.
Në fokus ishin veçanërisht ata që jetojnë me HIV/AIDS, me qëllim parandalimin e rasteve të reja dhe promovimin e informimit për mbrojtjen dhe kujdesin shëndetësor.
Ky aktivitet pasqyron angazhimin e përbashkët për një shoqëri të barabartë, të ndërgjegjësuar dhe të shëndetshme!