Presidenti i UBT-së po qëndron në Budapest të Hungarisë
20/06/2011Prishtinë, 20 qershor 2011- Presidenti i UBT-së Prof. Dr. Edmond Hajrizi po qëndron për disa ditë më radhë në Budapest të Republikës së Hungarisë, ku do zhvilloj një varg takimesh të njëpasnjëshme të rëndësishme në nivel botëror , si në Asamblenë gjenerale 116 të organizatës EOQ , e cila do i zhvilloj punimet gjatë ditës së sotme.
Presidenti i UBT-së ne asamblenë në fjalë përveq që do flas për për zhvillimet e fundit në Kosovë në fushën e cilësisë dhe të standardeve, ai do e përfaqësoj edhe organizatën Quality Kosova. Quality Kosova është themeluar dhe drejtohet nga UBT dhe e pranuar me të drejta të plota si anëtare e Organizatës Evropiane për Cilësi (Europian Organization for Quality). Quality Kosova funksionon që nga viti 2006 dhe është asociacion që merret me çështjen e kualitetit, standardeve, certifikimeve dhe konfirmimit. Promovon cilësinë në Kosovë, në bazë të standardeve evropiane dhe ndërkombëtare, merret me certifikimin e sistemeve e produkteve, si ISO 9001 e të tjerë.
Më 20- 22 qershor 2011, në Kongresin Botëror për Kualitet “55 EOQ Congress as World Quality Congress”- I pari i UBT-së do e prezantoj hulumtimin e tij: “Zhvillimin e sistemeve të avancuara për menaxhimin e cilësisë në ekonomitë emergjente”. Në këtë kongres marrin pjesë ekspertë , shkencëtar dhe hulumtues nga mbarë bota.
Po ashtu më 22 qershor 2011, zhvillohet takimi i organizatës Aleanca Botërore për Cilësi, dhe do marrin pjesë të krerët e të gjitha asociacioneve të shumicës së shteteve kontinentale, kësaj ftese i është bërë edhe Presidenti i UBT-së, z. Hajrizi.