Në UBT u organizua konferenca Përmirësimi i klimës së investimeve dhe ndërmarrësisë në Kosovë
01/06/2011
Prishtinë, 01. O6. 2011 – Në UBT në Prishtinë, sot është organizuar konferenca ditore me temën “Përmirësimi i klimës së investimeve dhe ndërmarrësisë në Kosovë”.
Organizatorë dhe implementues të konferencës janë Quality Kosova- UBT dhe Czech INVENT Technology Agency, kurse është mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, SOROS- Zyra në Pragë dhe në Prishtinë dhe UBT.
Në konferencë u diskutua rreth mënyrës se thithjeve të investimeve të huaja dirkete në Kosovë dhe u bë shkëmbimi i praktikave më të mira botërore për thithjen e këtyre investimeve.
Gjithashtu, në konferencë u diskutua edhe për krijimin, menaxhimin dhe praktikat më të mira të zonave ekonomike në rajon, Evropë dhe botë të cilat zona do të kontribuonin në zhvillimin ekonomik, zbutjen e papunësisë, shkëmbimin e teknologjisë dhe eksperiencave.
Pjesëmarrësve u janë përcjellur njohuritë dhe teknikat më të mira për nxitjen e investitorëve të huaj për të investuar në Republikën e Kosovës, gjithashtu u është shpjeguar lidhja institucionale APIK-ut me Zyrat Rajonale të zhvillimit, në mënyrë që të bëhet sa më mirë promovimi i klimës biznesore në Kosovë, duke ju ofruar të dhëna dhe statistika të nevojshme, që do të ndikonin në vendimin e biznesmenëve të huaj për të investuar në vendin tonë.
Gjithashtu, pjesëmarrësve u janë përcjellë praktikat më të mira të promovimit të shtetit të Kosovës në tregjet globale, të cilat eksperienca do të ndikonin në rritjen e numrit të investitorëve të huaj në Kosovë.
Pjesëmarrësit në konferencë ishin nga institucionet si: Quality Kosova- UBT, Czech INVENT Technology Agency. AMNVM, AZHR – pesë zyrat rajonale, Banka Botërore, Asociacioni i Komunave, MPJ.
Quality Kosova është themeluar dhe drejtohet nga UBT dhe e pranuar me të drejta të plota si anëtare e Organizatës Evropiane për Cilësi (Europian Organization for Quality).
Quality Kosova funksionon që nga viti 2006 dhe është asociacion që merret me çështjen e kualitetit, standardeve, certifikimeve dhe konfirmimit. Promovon cilësinë në Kosovë, në bazë të standardeve evropiane dhe ndërkombëtare, merret me certifikimin e sistemeve e produkteve, si ISO 9001 e të tjerë.
Konferenca vazhdon punimet edhe nesër më 2 qershor, që nga ora 09:00, në UBT, ndërkohë që konferenca të tilla do të mbahen edhe në mujat në vijim, që po ashtu do të mbahen në UBT- Prishtinë, si dhe do të organizohen vizita jashtë shtetit.