UBT nikoqir i panairit të STIKK-ut
26/05/2011Prishtinë, 26 prill 2011 – Në kuadër të bashkëpunimit të Shoqatës për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës (STIKK) me institucionet edukativo-arsimore, e me qëllim të zbutjes së papunësisë në Kosovë, gjatë këtyre ditëve STIKK organizoi panairin e parë të punës dhe sot ishte prezent edhe në ambientet e UBT.
Në ceremoninë e hapjes së panairit në fjalë ishin prezent përfaqësues të institucione të ndryshme të vendit, studentë, akademikë etj.
Panairi i organizua nga STIKK dhe synimin kryesor e kishte të prezantojë para studentëve dhe të interesuarve të tjerë mundësitë e punësimit në disa prej kompanive të sektorit të TI-së në Kosovë.
“Qëllimi i panairit është që të promovojë dhe menaxhojë kërkesën e të gjitha palëve të interesit për vlerën më të madhe të çdo kompanie, njeriun dhe punëtorin” është shprehur znj. Vjollca Çavolli, Drejtoresha e STIKK në lidhje me panairin e punës dhe rëndësinë e tij.
Në kuadër të panairit të punës u prezantuan këto kompani si: RROTA, ASSECO, Cacttus, EKONET, Frakton, ITBM Group, ITEG, Logistics Plus, etj.
Pasi vetëm UBT njihet në vend dhe më gjerë për cilësinë dhe zhvillimin e Fakultetit të Mekatronikës, program i vetmi në vend dhe rajon, gjithashtu edhe për Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, nuk mungoi as pjesëmarrja e studentëve të këtyre drejtimeve studimore.
Anesa Ramaxhiu, studente në UBT dhe pjesëmarrëse në panair tha: ”Të gjitha kompanitë prezente ishin të nivelit të lartë, por unë personalisht dhe disa kolegë të mi aplikuam për punësim në kompaninë ”Asseco”dhe “ITTEG” nga e cila mora informacione të hollësishme dhe të mjaftueshme dhe në bazë të bisedave që zhvilluam me përfaqësuesin e kompanisë në fjalë ofronin mundësi të ndryshme të punësimit”, tha A. Ramaxhiu. Po ashtu edhe Lirigzona Morina studente në UBT shfaqi interesim në kompaninë “EKONET” dhe në “Frakton” , kurse Nasuf Isufi në kompaninë “Cacttus”.
Përfaqësuesit e kompanisë pjesëmarrëse para të interesuarve prezantuan një lloj ligjëratë, dhe më shumë u fokusuan të produktet që ofrohen tek klienti, shtrirjen, historiatin.
Disa informacione më të hollësishme reth STIKK-ut
STIKK është shoqatë e bizneseve të teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit, e themeluar në vitin 2006 në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës. Në nëntor të vitit 2008 është riaktivizuar duke i falënderuar iniciativës së 6 kompanive themeluese dhe mbështetjes së Qeverisë Holandeze përmes Crimson Capital dhe Shoqatës së TIK të Norvegjisë.
Aktualisht, shoqata numëron 69 anëtare, të cilët përfaqësojnë rreth 85% të sektorit të gjithëmbarshëm të TIK në Kosovë.