Studentët e UBT-së organizuan vizitë disaditore në Itali
17/05/2011Prishtinë, 17 maj 2011 – Studentët e UBT, të të gjitha fakulteteve gjatë muajit maj organizuan vizitë disaditore në Republikën e Italisë. Këtij organizmi ju bashkëngjiten stafi akademik dhe administrativ i UBT-së.
Studentët gjatë vizitës njëjavore në Itali kanë vizituar objekte me vlera historike të periudhave të ndryshme kohore dhe me stile të ndryshme të ndërtimit, dhe bukuritë natyrore dhe bregdetare. Ata, po kështu kanë vizituar edhe qytete të ndryshme si Riminin, Venedikun, kryeqendrën Romën, Firencen, vizituan edhe kompani të ndryshme biznesore dhe ndërtimore.
Studentëve të UBT-së komoditet të këndshëm, ju ofruan dhe i mirëpritën edhe hotelet e ndryshme, e sidomos në kryeqytetin e Italisë.