Marrëveshje Erasmus+ mes UBT-së dhe Universitetit të Rijekës në Kroaci
26/11/2024UBT dhe Universiteti i Rijekës, Fakulteti i Ndërtimtarisë, kanë arritur një marrëveshje të re bashkëpunimi në kuadër të programit Erasmus+ KA 171, Programme – Inter-Institutional Agreement Key Action 1.
Kjo marrëveshje përfshin shkëmbimin e stafit akademik dhe studentëve mes Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Infrastrukturës në UBT dhe Fakultetit të Ndërtimtarisë në Universitetin e Rijekës.
Ky bashkëpunim i thelluar mes dy institucioneve shënon një hap të rëndësishëm në përmirësimin e mundësive akademike dhe profesionale për studentët dhe stafin, duke ndihmuar në rritjen e cilësisë së arsimit dhe shkëmbimin e eksperiencave ndërkombëtare.
Për disa vite me radhë, këto dy institucione kanë aplikuar së bashku në programin Erasmus+, dhe këtë vit janë përzgjedhur për të përfituar nga ky program, i cili do të mbështesë një staf akademik dhe dy studentë në shkëmbimin e tyre.
Kjo iniciativë jo vetëm që promovon partneritetin, por edhe fuqizon rolin e arsimit të lartë në krijimin e mundësive të reja për zhvillimin akademik dhe profesional.