Java e kuzhinës italiane në botë u shënua në UBT
22/11/2024Java e kuzhinës italiane në botë u shënua me një aktivitet të veçantë në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan, ku morën pjesë Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, si dhe studentë e profesorë të UBT-së.
Në kuadër të këtij organizimi, u mbajt punëtoria me temën “Ristoceutics: nga ushqimet e dietës mesdhetare, tek vakte të shijshme dhe funksionale për shëndetin tonë”.
Ky aktivitet shërbeu si një platformë për të promovuar jo vetëm traditën e pasur të kuzhinës italiane, por edhe lidhjen e saj me ushqimet funksionale dhe ndikimin pozitiv që ato kanë në mirëqenien njerëzore.
Rektori Hajrizi, dhe ambasadori De Riu theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në fusha inovative, duke vënë theksin te promovimi i traditave të shëndetshme dhe edukimit cilësor.