Presidenti i UBT-së ligjëroi në FSK

26/04/2011

Prishtinë,  Prill,  2011 – Me ftesë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Presidenti i UBT,  Prof. Dr. Edmond Hajrizi gjatë këtyre ditëve  ka organizuar disa ligjëratë para pjesëtarëve të FSK-së me temën si: Menaxhimi dhe Simulimi, Menaxhimin i  Informacionit, etj.

FSK  ka shprehë  nevojën e bashkëpunimit me UBT-në për aplikimin e njohurive shkencore, kështu u patë nënvizuar gjatë nënshkrimit    marrëveshjes për bashkëpunim ndërinstitucional.

Presidenti i UBT-së, z. E. Hajrizi ka shprehë  gatishmërinë e ofrimit të një përkrahje adekuate për FSK-në, si në aspektin akademik, shkencorë etj.